Vllaznia U21-Tirana U21, 2-2(Shënues: Ernest Hagrepi 53’, Gerald Kubazi 90’ / Anxhelo Tahiraj 51’, Daniel Zaimi 72’)
Vllaznia dhe Tirana, pjesë e Superligës së futbollit U21, e kanë mbyllur në barazim 2 me 2 ndeshjen e luajtur pasditen e së martës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës. Ballafaqimi në fjalë ishte i vlefshëm për javën e fundit të 21-vjeçarëve, dhe me barazimin 2 me 2, nuk kanë lëvizuar nga pozicionet e tyre në tabelën e klasifikimit.
Sfida në fjalë nisi më mirë për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi, e cila si rezultat i presionit në portën kundërshtare, i ka të gjitha mundësitë të kalojë në avantazh, por penalltinë e akorduar në minutën e 25-të në favor të Vllaznisë e shpërdoron Ernest Hagrepi.
Pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta, 0 me 0, por gjashtë minuta nga nisja e së dytës është Tirana e drejtuar nga trajneri Gentjan Muça, që shënon me autor Tahirajn. Avantazh që qëndron në fuqi vetëm dy minuta, sepse Hagrepi barazon në 1-1.
Ndeshja është e hapur, dhe janë miqtë nga Tirana që shënojnë golin e dytë, këtë radhë me autor Anxhelo Tahirajn. Vllaznia nuk pajtohet me disavantazhin, dhe pas disa ngulmimeve në portën e Calit të Tiranës, fiton një tjetër penallti, ekzekutimin e së cilës e merr përsipër Gerald Kubazi duke barazuar rezultatin 2-2.
Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, koha shtesë nuk prodhon më gola duke lënë në fuqin rezultatin e barabartë, 2 me 2.
Një barazim që e lë Vllazninë në vendin e katërt në renditje me 40-të pikë, po aq sa ka edhe Vora e vendit të tretë, ndërkohë që Tirana mbetet në vendin e shtatë të renditjes. Ndërsa, kreu i tabelës së klasifikimit i takon Apolonisë së Fierit që u shpall kampion me 50-të pikë duke lënë në vend të dytë Bylisin me një pikë më pak.
(Video) Pamje nga nga ndeshja, Vllaznia U21-Tirana U21, si dhe prononcimet e trajnerit të Vllaznisë U21, Edmond Doçi dhe trajnerit të Tiranës U21, Gentjan Muça