Vllaznia-Skënderbeu 0-3(21-25, 11-25, 21-25)
Përballja e dyfishtë e Superligës së volejbollit, Vllaznia-Skënderbeu, për meshkuj dhe femra, është mbyllur me nga një fitore në të dy kampet respektive.
Kështu, pas fitores së Vllaznisë për meshkujve me rezultatin 3-1, takim i luajtur paraditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, në orët e pasditës, ka qënë Skënderbeu për femra që ka fituar pastër 0-3 përballë Vllaznisë.
Një takim ky me disnivele sa i përkët përbërjeve të skuadrave, me një Skënderbe me përv ojë dhe volejbolliste të huaja në formacion përballë Vllanzisë, e cila në këtë fillim sezoni dominon elementi i ri.
Megjithatë, edhe pse në këto kushte, Vllanzia e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa, bëri jo pak përpjekjet e duhura, ku sidomos në dy sete, pretendoi të fitonte edhe setin. Por, gjithësesi, Skënderbeu i drejtuar nga trajneri Erjos Haxhillari, arrir të triumfojë duke fituar të tre setet, përkatësisht, 21-25, 11-25 dhe 21-25, duke dalë fituese e krejt ndeshjes me rezultatin e përgjithshëm, 0-3.
(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Skënderbeu,volej femra, 0-3.