Saturday, November 23, 2024

(Video) Supersukses i boksit shkodran. Vllaznia, shpallet kampione për hetë të 26-të. Boksieri kuqeblu Ani Haxhillari, boksieri më i mirë i kampionatit

Lexo

Vllaznia e boksit nuk din të ndalet. Ekipi i drejtuar nga kryetrajneri Zef Gjoni, ku në këtë kampionat u mbështet edhe nga presidenti i ri, Mondi Ndou, është kurorëzuar kampion i Shqipërisë.

Titulli, që në fund gjatë ceremonisë përmbyllëse, trofeun e ka dorëzuar presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, një mik dhe simpatizant i boksit shkodran dhe konkretisht presidentit Mondi Ndou, është i 26-ti për nga radha.

Një supersukses ky që e ka bazën tek puna pasionante e të gjithë stafit teknik të përbërë nga kryetrajneri Zef Gjoni, Lazarin Vila, Artur Gavoçi dhe Jetmir Kuçi, si dhe e vetë boksierëve të cilët stërviten sistematikisht në palestrën Vllaznia.

Pas dy ditëve plot rivalitet dhe emocione të zhvilluara të premten dhe të shtunën, sot, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” janë zhvilluar ndeshjet finale të ditës së tretë. Ashtu siç parashikohej, Vllaznia, e cila kishte kualifikuar 8 boksierë në finale fitoi garën me rivalin kryesor, Tiranën, e cila nga ana e saj garoi me 5 boksierë në finale.

Në përfundim të krejt ndeshjeve, me pesë kampionë individual: Hysen Karmenshtna, Ani Haxhillari, Senad Drini, Bekim Vjerdha dhe Nelson Hysa, Vllaznia u shpall kampion si ekip duke lënë në vend në vend të dytë dhe të tretë, Tiranën dhe Studenti, të cilët u mjaftuan me shpalljen e dy kampionëve individual.

Përpos suksesit të titullit kampion, i 26-ti për nga radha, nga gjiri i Vllaznisë doli edhe boksieri më i mirë i krejt kampionatit, kampioni i peshës deri një 60 kg, Ani Haxhillari, i cili merioi edhe një kupë personale.

Njihuni me kampionët individual të edicionit 2024:

Pesha 48 kg. Andrea Dalipi (Teuta)

Pesha 51 kg. Hysen Karmenshtna (Vllaznia)

Pesha 54 kg. Brahim Ferko (Apolonia)

Pesha 57 kg. Arjol Zeneli (Flamurtari)

Pesha 60 kg. Ani Haxhillari (Vllaznia)

Pesha 63.5 kg. Kristi Bushi (Tirana)

Pesha 67 kg. Besian Karaj (Studenti)

Pesha 71 kg. Denis Nurja (Tirana)

Pesha 75 kg. Amar Koçi (Studenti)

Pesha 80 kg. Senad Drini (Vllaznia)

Pesha 86 kg. Bekim Vjerdha (Vllaznia)

Pesha 92 kg. Luis Gjolena (Partizani)

Pesha +92 kg. Nelson Hysa (Vllaznia)

(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së tretë finale si dhe ceremonia e mbylljes së Kampionatit Kombëtar të boksit për të rritur.

Gaspër MARKU Shkodër, më 22 shtator 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img