Përmes një notimi të lirë të organizuar, me pjesëmarrjen e rreth 20 të rinjve, që nisi nga Viluni në Velipojë për vijuar deri në Derdhjen e Bunës, janë përkujtuar djemtë dhe vajzat shkodrane e jo vetëm, të periudhës së komunizmit në Shqipëri, të cilët sfiduan diktaturën me guxim dhe vendosmëri për t’u arratisur me not, për një jetë më të mirë përtej kufijve të vendit të tyre.
Aktiviteti përkujtimor i emërtuar “Swim to Freedom” (Noto drejt Lirisë), u organizua nga shoqata “Shkodra Sport” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.
Të pranishëm ishin edhe të rinjtë e saj kohe, që tentuan arratisjen me not nga Shqipëria në fund të viteve 1980. Nga Bashkia Shkodër jane dhënë certifikata Mirënjohjeje, për z Arben Maliqi dhe Ardian Mehmeti ( dy nga të rinjtë e asaj kohe që tentuan arratisjen me not, në fund vitet 1980) si dhe për Shkëlzen Mesi, i humbur në det gjatë arratisjes.
Pas ceremonisë simbolike të shpalljes së fituesve, ka qënë përgjegjesi i Zyres se Sportit në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani dhe drejtuesi i “Shkodra Sport” Klit Hoti që ishin organizatorët kryesorë të aktivitetit, kanë folur për mediat e pranishme.
Me emocione e ka përjetuar këtë ditë edhe mjëri nga të rinjtë e asaj kohe që tentoi arratisjen me not, Arben Maliqi, emocione këto që ai i shprehu për median.
(Video) Pamje nga aktiviteti-“Swim to Freedom” (Noto drejt Lirisë), organizuar nga shoqata “Shkodra Sport” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër në plazhin e Velipojës, si dhe prononcimet e Alban Hasanit(Bashkia Shkodër), Klit Hoti(Shkodra Sport), Arben Maliqi(Ish i arratisur viti 1980).
Gaspër MARKU