(Video) Tërbuni Boks, shkëlqen në Turneun Ndërkombëtar “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. Jurgen Lazri dhuron spektakël, sfidon kampionin e Spanjës Daniel Barrios!

Nuk ka shumë kohë që është formuar, dhe ekipi Tërbuni Boks, nis të korrë sukseset e punës së përkushtuar, pasionante dhe shumë profesionale të  trajnerëve, ish kampionëve të boksit shkodran, vëllezërit Klaudio dhe Emiliano Çekini.

Krahas sukseseve të regjistruara vitin e kaluar, me tre kampionët Adam Maca, Kristian Jubani dhe Jurgen Lazri, suksesi i radhës ka qënë në Turneun shumë të rëndësishëm Ndërkombëtar, “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”, zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Pjesë e boksierëve shqiptarë, të cilët boksuan në ringun e improvizuar të  hotel Plazza-Tiranë, ka qënë edhe një përfaqësi e ekipit Tërbuni Boks, ku nën drejtimin e trajnerit Emiliano Çekini, në ring janë ngjitur tre boksierë: Gabriel Çermeli, Jurgen Lazri, Pashuk Gjoni.

Falë një përgatitje sistematike në proçesin stërvitor, të tre boksierët kanë bërë një përfaqësim të shkëlqyer duke dalë që tre fitues.

Në peshën 65kg Gabriel Çermeli, mundi Arvjos Kroj të Tiranës, në peshën deri në 63, Jurgen Lazri mundi Daniel Barrios(Spanjë), dhe në peshën derio në 68 kg, Pashuk Gjoni mundi Saimir Dedja (Tirana).

Për t’u theksuar është dueli i peshës deri në 63 kg, ku përballë boksierit të Tërbunit të Pukës ishte kampioni i Spanjës, Daniel Barrios. Një super ndeshje kjo, plot ritëm dhe nivel të lartë cilësor, që mori duartrokitjet e publikut të pranishëm si dhe vlerësime nga ana e specialistëve të boksit, duke u ndalur konkretisht tek Jurgen Lazri, parametrat fizik dhe teknik të të cilit, konsiderohen me një të ardhme të padiskutueshme në arenën ndërkombëtare.

(Video) Pamje nga ndeshjet e boksierëve të ekipit Tërbuni Boks në Turneun ndërkombëtar “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”

Gaspër MARKU

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu