Tërbuni-Luzi i Vogël 2008 1-0(Shënues: Dejan Andoni 83’)
Tërbuni dhe Luzi i Vogël 2008, janë përballur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës për grupin A të Kategorisë së Dytë.
Ndeshja në fjalë i takon javës së gjashtë, e cila ka qënë në kalendar të luhej me datë 22 nëntor të vitit të kaluar.
Në fakt, ajo ndeshje u luajt vetëm 18-të minuta, sepse më pas, për arsye të kushteve atmosferike, trupa gjykuese e ndërpreu takimin.
Në këtë mënyrë, Federata Shqiptare e Futbollit caktojë ditën e djeshme riluajtjen e kësaj ndeshje, që me kërkesë të ekipi mysafir nisi nga minuta e parë.
Sfida në fjalë dhuroi emocione dhe rivalitet deri në minutat e fundit, ku të dyja skuadrat kishin objektiv fitoren.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë, 0 me 0, ndërkohë që edhe 45 minutat e dyta vijuan me të njëjtin rivalitet në fushën e lojës.
Pikërisht, atëherë kur u mendua se takimi do të mbyllej në barazim 0 me 0, është kapiteni i Tërbunit, Dejan Andoni, i cili në minutën e 83-të shënon golin e avantazhit për ekipin pukjan.
Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, minutat në vazhdim nuk prodhojnë gol tjetër duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me fitoren e merituar të Tërbunit me rezultatin 1 me 0. Me trepikëshin e fituar ndaj Luzit të Vogël 2008, pukjanët ngjiten në kuotën e 20-të pikëve, vetem 4 pikë larg Erzenit të Shijakur që mban vendin e katërt, ku është edhe objektivi i tyre për t’u përfshirë në katërshen e parë që i jep mundësinë të luajnë në fazën finale Play Off për një vend në kategorinë e parë.
Pas javës së 16-të, grupin A të Kategorisë së Dytë e kryeson Besëlidhja e Lezhës me 39 pikë, e ndjekur nga Shiroka me 35 pikë, Sopoti me 33 dhe Erzeni me 24.
(Video) Goli i fitores për Tërbunin shënuar nga kapiteni Dejan Andoni, si dhe prononcimet e trajnerit të Tërbumit Anxhelo Sut
a dhe kapitenit Andoni.
Gani PEMAJ



