(Video) Tërbuni humb në shtëpi me Sopotin, por pozicioni në tabelë nuk ndryshon. Pukjanët të vendosur për objektivin e Kategorisë së Parë

Tërbuni-Sopoti 1-3(Shënues:  Jurgen Gjini 74’/Rachid Amumane 53’, Kevin Mislimi 78’, Endri Goçi 87’)

Tërbuni i Pukës ka bërë një hap të gabuar, kur në javën e 18-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së tretë, është mundur në shtëpi nga Sopoti i Librazhdit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës është mbyllur me rezultatin 1 me 3 në favor të Sopotit.

Një ndeshje që për hirë të së vertetës prezantoi një Sopot shumë më të mobilizuar dhe më me dëshirë për ta fituar këtë ndeshje sesa futbollistët vendas, të cilët nuk paraqitën shpirtin e lartë garës në fushën e lojës.

Pas një pjese të parë të mbyllur me shifrat e barabarta 0 me 0, tetë minuta nga fillimi i të dytës, janë miqtë nga Librazhdi që shënojnë me anë të Rachid Amumane.

Pas pësimit të golit, pukjanët të drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi regojnë dhe pas disa sulmeve radhazi, arrijnë të barazojnë në të 74-tën minuta me të zakonshmin, kapitenin Jurgen Gjini.

Me këtë barazim, u krijua përshtypja se takimi do të vijonte me këtë barazpeshë, por të këtij mendimi nuk janë librazhdasit, të cilët të drejtuar nga trajneri Besnik Kola shënojnë edhe dy tjera, fillimisht me Kevin Mislimin në të 78’ dhe më pas me Endri Goçin në të 87’ duke vulosur rezultatin përfundimtar, 1 me 3 në favor të Sopotit.

Një humbje në shtëpi që nuk është pritur mirë nga ana e tifozërisë pukjane, por gjithësesi, ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me renditjen, ku pozicioni i Tërbunit nuk ndryshon duke vijuar të mbajë vendin e tretë me 31 pikë.

Në tre vendet e para janë Luzi me 44 pikë, Sopoti 43, Iliria 42, skuadra këto që rivalizojnë të kualifikohen direkt në kategorinë e parë, ndërkohë që Tërbuni dhe Veleçiku që është i pesti me 28 pikë, plotësojnë pesëshem e parë të renditjes që do të luajnë në fazën Play Off për një vend në kategorinë e parë. Një objektiv që Tërbuni tashmë e ka të shpalosur publikisht, por që për ta realizuar, skuadra pukjane duhet të jetë më e mobilizuar dhe më me shpirt gare në ndeshjet e arshshme.

(Video) Pamje nga ndeshja dhe golat e ndeshjes, Tërbuni-Sopoti, 1-3.

Fadil HYSENI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu