Tërbuni-Sopoti 3-3(Shënues: Karaj 3’, Hasaj 27′, Zere 90′/ Ben Ahmad 45′, Myslimi 68′, Zere 75′(p))
Një barazim dramatik është regjistruar në duelin mes Tërbumit dhe Sopotit, takim ky i luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.
Mysafir në qytetin verior ka qënë Sopoti i Librazhdit, skuadra e vendit të dytë, me vetëm një pikë larg kryesueses Besëlidhja.
Tërbuni, i cili gjatë fazës së parë ka shfaqur oshilacione në lojën e tij duke u renditur në një pozicion zhgënjyes, atë të vendit të shtatë me 12 pikë, në këtë sfidë të parë të fazës së dytë surprizoi teksa arriti të shënonte dy herë në portën librazhdase.
Fillimisht, është Amarildo Karaj që tund rrjetën në minutën e tretë, ndërkohë që Klaus Hasaj shënon të dytin në minutën e 27-të.
Ben Amhad për miqtë nga Librazhdi shkurton diferencen në limitin e pjesës së parë duke e mbyllur këtë pjesë me rezultatin 2 me 1 për Tërbunin.
Golimi i minutës së fundit të pjesës së parë i jep më tepër moral Sopotit në 45 minutat e dyta, gjë që shoqërohet edhe me dy gola të tjerë me autor Kevin Myslimi dhe autogolin e Zëres duke përmbysur në 2 me 3 në favor të tij.
Pikërisht, atëherë kur dukej se Sopoti po largohej me tre pikë nga Puka, ështëv Marindis Zere që barazon rezultatin, 3-3, në minutën e 90-të.
Barazim ky që i kushton jo pak Sopotit, sepse përkundër fitores së Besëlidjhjes me Basanian 3-0, lezhjanët i shkëputen librazhdasve që janë ndjekësit më të afërt në tre pikë diference.
(Video) Prononcimet e trajnerëve, Anxhelo Suta(Tërbuni) dhe Rrahman Hallaçi(Sopoti), pas ndeshjes, Tërbuni-Sopoti, 3-3.
Gani PEMAJ



