Sunday, December 22, 2024

(Video) Tifozët e Vllaznisë nderojnë Gjovalin Pavacin. Historiani dhe tifozi i Vllaznisë ndërron jetë në moshën 87 vjeçare

Lexo

Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare në Ferrara të Italisë ku jetonte me familjen e tij, një nga tifozët më të spikatur të Vllaznisë në vite, Gjovalin Pavaci. Pjesë e një familje sportive, ku përpos notit që ishte traditë e origjinës së Pavacëve, me ish kampionin Tish Pavaci, pjesëtarë të kësaj familje kanë kontribuar edhe në fushën e futbollit me Andrea Pavacin ish futbollist i Vllaznisë dhe Alfred Pavacin, gjyqtarë veteran i kolegjumit të Shkodrës.

Ndërkohë, që vetë Gjovalini, me një karriere të gjatë në arsim, krahas kontributit të historisë së arsimit në Shkodër dhe sidomos për shkollën e parë shqipe në Shirokë, ka shkruar shumë edhe për historinë e sportit.

Ishte kjo arsyeja, që një grup tifozësh të Vllaznisë, respektuan figurën e tij në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit. Në prononcimet e tyre, Sandër Dema dhe Agron Isifu, flasin me shumë respekt dhe konsideratë

Ndërkohë, djali i tij, Fabiani, falenderon komunitetin shkodran dhe sidomos tifozët për respektin bërë ndaj babait të tij

(Video) Pamje nga ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit të historianit dhe tifozit të Vllaznisë, Gjovalin Pavaci, si dhe prononcimet e dy tifozëve të Vllaznisë, Sander Dema dhe Agron Isufi, si dhe djali i Gjovalin Pavacit, Fabjan Pavaci.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img