Sunday, December 7, 2025

(Video) Trajneri Altin Anza e mban fjalen! Vllaznia si ekip shkëlqen në Kampionatin Kombëtar të Mundjes U15-U17. Tre kampion individual, ndërkohë Amar Brahimi shpallet mundësi më i mirë i aktivitetit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pak ditë para se të niste Kampionati Kombëtar i mundjes për moshat U15 dhe U17 për stilin e lirë dhe atë klasik(greko-romak), trajneri i Vllaznisë Altin Anza do të deklaronte në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, se mundësit shkodranë do të ishin ndër më të mirët e aktivitetit.

Dhe, një gjë e tillë u bë realitet, sepse ekipi i Vllaznisë shkëlqeu duke marrë trofe ekipor dhe individual. Suksese këto që u përjetuan me emocion edhe nga tifozëria shkodrane, e cila pas disa viteve shkëputje shijon prej së afërmi një kampionat kombëtar të mundjes të zhvilluar në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi”.

Sukseset nisen që në ditën e parë në konkurimin e disiplinës së mundjes së lirë, me kampionët individual Enes Anza dhe Amer Faslia, përkatësisht në peshat 75 dhe 62 kg, ndërkohë si ekip për kategorinë U15 Vllaznia u rendit e dyta.

Në vijim, gjatë konkurimit të ditës së dytë për disiplinën e mundjes klasike(greko-romake), Vllaznia shkëlqeu përsëri si ekip, ndërkohë që Enes Anza në peshën 75 kg dhe Amar Brahimi në peshën 85 kg u shpallen kampionë kombëtar individual. Në podium për këtë disiplinë nga ekipi i Vllaznisë u ngjitën edhe Imran Bushati  dhe Amar Toto, fitues të vendeve të dyta, përkatësisht në peshat 38 dhe 41 kg.

Vllaznia ka kënaqësinë se nga gjiri i saj, doli edhe mundësi më i mirë i kampionatit Amar Brahimi, i cili gjatë ceremonisë së mbylljes së aktivitetit, u nderua me një kupë personale.

Sukseset e mundësve shkodranë në Kampionatin Kombëtar të moshave U15 dhe U17, vijnë pas një pune këmbëngulëse, plot passion dhe profesionalizëm nga trajneri Altin Anza, vazhdues i traditës së babait të tij, ish kampionit Ali(Alko) Anza, traditë të cilën po e pason edhe tek djali i tij, Enes Anza, kampion kombëtar në të dy stilet në këtë kampionat.

(Video) Prononcimet e trajnerit të Vllaznisë Altin Anza, dhe dy kampionëve individual, Amar Brahimi dhe Enes Anza, si dhe pamje nga kampionati, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img