Vllaznia ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e parë stërvitore të pragsezonit të ri futbollistik, që i paraprijnë ndeshjet e Kupave të Europës.
Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri Thomas Brdariç, foli për fillimin e stërvitjes së Vllaznisë, merkaton, firmosjen e të rinjëve të Akademisë Vllaznia, pritshmërinë e rikthimit të ish kapitenit Erdenis Gurishta dhe mundësinë e largimit të Geralb Smajlit, emocionet e Europianit Gjermani 2024, preferencen e shortit europian të Vllaznisë dhe objektivat e sezonit.
Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë, Thomas Brdariç mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.