Sunday, September 22, 2024

(Video) Trajneri i AF ELbasani Roberto Bordin: Verdh e Blutë luajnë për fitore në çdo ndeshje!

Lexo

-Gjatë një koference për shtyp para ndeshjes me Teutën që do luhet në Elbasan Arena të Hënën në orën 20:00 ,trajneri i Verdh e Bluve ,Roberto Bordin u shpreh optimist për ecurinë e ekipit të tij .AF Elbasani sipas trajnerit Bordin luan për fitore në çdo ndeshje.

-Mister, ndeshja e parë në shtëpi, si e prisni?

Normalisht është shumë e rëndësishme të luajmë në shtëpi para tifozëve tanë. Duhet të jemi super të përqendruar, sepse nuk do të jetë e thjeshtë për të arritur rezultatin final. Megjithatë, është po aq e rëndësishme të bëjmë një paraqitje të mirë para tifozëve tanë.

Sa e njihni kundërshtarin e nesërm (sotëm)?

Kemi marrë informacion, paduskutim. Ekipin e Teutës e kam parë edhe nga viti i kaluar, trajneri është po i njëjti, ku e kemi analizuar si skuadër. Kemi edhe ditën e sotme (djeshme) për ta përgatitur dhe besoj se jemi gati. Është një skuadër që ka individë të mirë, por siç e thashë luajmë para tifozëve tanë dhe duhet që ta fitojmë.

Si është gjendja me dëmtimet dhe sa ju penalizojnë?

Pikë së pari më vjen keq për vetë ata, sepse duan të jenë pjesë e grupit dhe gati. Gjithashtu edhe ne si staf, pasi duam të kemi sa më shumë zgjedhje dhe alternativa. E rëndësishme është që të gjithë ata që kanë pasur dëmtime të vogla janë në rrugë të mbarë, ku A. Kasa rikuperohet për ndeshjen e radhës. Megjithatë, nuk jam i shqetësuar, sepse kemi shumë lojtarë dhe ata që do luajnë do të bëjnë një ndeshje të mirë.

A është ende skuadra juaj e kompletuar apo dëshironi ende lojtarë të tjerë nga merkato?

Merkato mbyllet pas disa ditësh dhe të gjitha llogaritë do t’i bëjmë pasi ajo të mbyllet.

Cilat janë përshtypjet tuaja të para rreth futbollit shqiptar?

Të mirë, të mira. Javën e kaluar luajtëm me një skuadër me cilësi, por ekipi ynë reagoi mirë, duke marrë parasysh se jemi skuadra e sapo ngjitur në Superligë.

Në Korçë pati një prezencë të madhe nga ana e tifozëve, çfarë prisni tani në Elbasan nga ana e tyre?

Ma kanë shpjeguar, por edhe vetë e kam parë dhe e ndjej mbështetjen e tifozëve, siç e pamë edhe javën e parë që ishte e larte. Besoj se do të jetë akoma edhe më e madhe në ndeshjen e parë në shtëpi. Janë një shtytje e madhe për lojtarët në fushë.

(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit të AF Elbasani, Roberto Bordin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img