Tërbuni i Pukës, pjesë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, grupi A, është pretendent për kualifikimin në Kategorinë e Parë. Realisht, nga skuadra pukjane pritej që kualifikimi një kategori më lart të realizohej direkt si kryesues i grupit, por oshilacionet që skuadra paraqiti gjatë fazës së parë nuk ia dhanë këtë mundësi.
Megjithatë, falë ndërhyrjeve në skuadër dhe mbështetjes nga ana e presidencës së drejtuar nga kryebashkiaku Rrok Dodaj, gjatë fazës së dytë skuadra ka përmirësime të ndjeshme.
Aktualisht, Tërbuni renditet në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit, pozicion që e mundëson Tërbunin të luajë në fazën Play Off, ngjitjen në Kategorinë e Parë ta kërkojë përmes kësaj faze.
Një gjë të tillë e pohon edhe trajneri Sinan Bardhi, i cili duke folur për Veriu Sport, komenton ndeshjen e kaluar me Luzin e vendit të dytë dhe pretendet për të parën, që sipas tij, skuadra luajti ndër ndeshjet më të mira të këtij kampionati.
Ndërkohë, duke folur për ndeshjen e radhës, atë që Tërbuni do ta luaj në shtëpi me Gramshin, thekson se skuadra është e motivuar për të marrë padiskutim pikët e plota në këtë ndeshje, gjë që e konsilidon edhe më shumë pozitën e Tërbunit në katëshën e parë.
Me këtë pozicion, trajneri Sinan Bardhi, thotë se Tërbuni është brenda objektivit të kalimit në kategorinë e parë, dhe për këtë shprehet optimist se një objektiv i till do të realizohet.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Tërbunit, Sinan Bardhi. Mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.