Friday, September 20, 2024

(Video) Trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka, flet në pragderbin e futbollit të femrave, Murlani-Vllaznia

Lexo

Java e 12-të e Superligës së futbollit shqiptarë të femrave rikthen përsëri derbin shkodran, Vllaznia-Murlani. Një derbi që u luajt me 22 janar për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe që u fitua nga Vllaznia thellësisht 7-0, por që këtë radhë, në duelin e kampionatit ky derbi duket se vjen kejt ndryshe.

Vllaznia në fakt, është ajo që ka qënë, e fortë dhe pretendente për të fituar dy trofetë, Kupë dhe Kampionat, por këtu bëhet fjalë për një rritje të dukshme të Murlanit gjatë javëve të fundit, çka pritet ta bëjë ballafaqimin edhe më interesant.

Një gjë të tillë e pranon edhe trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, i cili gjithësesi, edhe pse vlerëson rritjen e kundërshtarit, është i bindur se skuadra e tij nuk do të falë në fushën e lojës për ta fituar edhe këtë derbi.

(Video:Nikolin Leka-Trajner i Vllaznisë)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img