Wednesday, September 10, 2025

(Video) Trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka: Jemi gati për sfidën e parë të “Europa Cup” ndaj nënkampionës së Ukrainës. Në fushë edhe blerjet e reja

Lexo

Vllaznia është gati për sfidën e parë të Turit të parë të “UEFA Ëomen’s Europa Cup”. Një gjë të tillë e dekalroi trajneri i Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditën e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, pikërisht aty ku do të luhet nesër ndeshja përballë FC Kolos Kovalivka të Ukrainës.

Ndër të tjera, i pari i pankinës kuqeblu, bëri të ditur se të gatshmëm për Vllazninë në këtë ndeshje janë edhe dy blerjet më të fundit, futbollistet nga Panamaja dhe Meksika, Carmen Martinez dhe Olga Renteria.

Vllaznia kërkon të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë të parë për të hedhur një hap pozitiv drejt kualifikimit në turin e dytë, i cili luhet pas një jave po në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë Nikolin Leka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img