Tuesday, August 26, 2025

(Video) Trajneri Nikolin Leka, optimist për kualifikimin e Vllaznisë në grupet e Women Champions League. Të mërkurën, ora 19:00, kuqeblutë përballë Dinamo BSUPC në stadiumin “Loro Boriçi”

Lexo

Vllaznia është gati për të dhënë më të mirën në ndeshjet e turit të dytë, Women Champions League, grupi i katërt. Grup në të cilin, krahas Vllaznisë, kampione e Shqipërisë, konkurojnë edhe skuadrat kampione: Ferencvarosh(Hungari), Racing Union(Luksemburg) dhe kampionia e bjellorusisë, Dinamo BSUPC.

Një gjë të tillë e pohoi edhe vetë trajneri i Vllaznisë në konferencën për shtyp dhënë mesditën e së martes në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Ndeshjet në fjalë do të zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku dita e parë ka në kalendar dy ndeshje.

Sipas programit, Ferencvarosh(Hungari)-Racing Union(Luksemburg) do të luhet në orën 10:00 të paradites së mërkurë, ndërkohë që supersfida, Vllaznia-Dinamo BSUPC, do të luhet në orën 19:00 nën shoqërimin e një atmosfere shumë entuziaste të tifozërisë shkodrane, e cila ka paralajmëruar se do të mbushë tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.

Gjatë prononcimit të tij, trajneri Leka, tha se objektivi i vetëm i Vllaznisë është fitorja e ndeshjes së parë ndaj kampiones Bjelloruse, për të vijuar më pas me me të njëjtin objektiv edhe në sfidën finale, fitorja e së cilës i jep Vllaznisë vendin e parë në grup duke u kualifikuar në turin e tretë, atë të fazës së grupeve të Women Champions League, objektiv të cilin e kanë realizuar edhe tre vite më parë.

(Video) Prononcimin e plotë të trajneri të Vllaznisë Futboll Femra, Nikolin Leka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img