Klubi i Futbollit Shkodra ka krijuar një traditë të mirëfilltë në punën me futbollin e moshave, dëshmi e së cilës janë shumë e shumë emra, të cilët të dalë nga ky klub që sot luajnë në Superligë si dhe në ekipet e huaja. Suksesi më i fundit është kualifikimi i ekipit U14 në kategorinë e Superligës së moshave. Një sukses ky që u arrit duke mundur Vllazninë U14 me rezultatin 2-0, duke bërë që kjo e fundit, të zbresë në kategorinë e parë. Fitorja në fjalë por edhe kualifikimi në Superligë vlerësohet nga trajneri i kësaj skuadre Rudi Piraniqi.
E veçanta e trajnerit Rudi Piraniqi është se ai punon përkrah babait të tij, Taip Piraniqi, themuesi dhe drejtuesi kryesor i këtij klubi rreth 30 vite më parë.
Pasioni dhe përkushtimi maksimal që dyshja, babë dhe djalë, Taip dhe Rudi Piraniqi ka në drejtim të punës me futbollin e moshave pritet të prodhojë emra të tjera talentësh të futbollit shqiptar.
(Video) Intervistën e plotë me trajnerin e KF Shkodra, Rudi Piraniqi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport, në YOUTUBE.
Gaspër MARKU