Monday, September 8, 2025

(Video) Triathlon Labeat 2025-Shirokë Shkodër. Mbi 80 pjesëmarrës në garë, fitues individual: Eduard Dalla(Tiranë) dhe Irma Temali(Shkodër)

Lexo

Triathlon Labeat 2025, është aktiviteti i radhës i organizator Bashkia Shkodër dhe Shoqata e Sporteve të Ujit, Shkodra Sport me drejtues Kliti Hoti dhe Elvis Bilali. Ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, pika turistike e Shirokës-Shkodër vazhdon të jetë vendi mikpritës i aktivitetit, i 13-ti sipas radhës.

Një aktivitet ky që përmbledh tre disiplina, notin, çiklizmin dhe vrapimin, konkurues të të cilit ishin mbi 80-të pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rajoni, por edhe të huaj të shumtë nga disa shtete Europiane.

Në konkurimin individual për meshkuj, figurën më të mirë sportive e bënë Eduard Dalla nga Tirana, njëkohësisht edhe President i Federatës Shqiptare të së Triathlonit, i cili fitoi triumfoi ndaj dy shkodranëve, Elhad Loshi dhe Bledar Mesi.

Ndërkohë, për femra, fitues e vendit të parë është shkodranja Irma Temali, duke lënë pas rivalet e saj, Keti Gjipali nga Tirana dhe Loic Nuoffer nga Zvicra.

Gara e stafetës u fitua nga ekipi i Shkodrës duke pasur si konkurues: Arbër Hysa, Luis Margjnoni dhe Diamant Poja. Në vend të dytë ishte ekipi i përbërë nga Hera Mesi, Elsar Balaj dhe Arbi Toti dhe në vend të tretë, treshja Andi Mula, Shpëtim Kurtaj dhe Florjan Balaj.

Vlen të theksohet se për mbarëvajtjen e aktivitetit, krahas sponsorve të ndryshë, Maltezer Ndihmon Shqipërinë, pija energjike Red Bull, uji Duka, etj, dhanë ndihmesën e tyre Policia Bashkiake e Shkodrës dhe Policia e Shtetit, të cilat për dy orë e 30 minuta sa zgjati aktiviteti, mbajtën të bllokuar dhe nën kontroll aksin rrugor, Ura e Bunës-Shirokë dhe anasjelltas.

(Video) Pamje nga zhvillimi i aktivitetit, si dhe sinkronet e fituesve, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img