Vllaznia Futsal po bën një prezantim shumë të mirë në Turneun Ballkanit të Futsales “Ulqini Open 2025”, aktivitet në të cilin konkurojnë 16 ekipeve nga rajoni. Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani, kuqeblutë e Vllaznisë kanë fituar katër ndeshje, kanë barazuar një dhe humbur një.
Pas dy fitoreve të para me rezultat të thellë, 4-0 nga ekipit Sloga dhe 3-0 ndaj Pro Conto, Vllaznia mund në të tretën 1-3 nga ekipi Pablo’s Bar, ndërkohë që në ballafaqimin e katërt sfida me ekipin vendas Uliqi është mbyllur në barazim 2 me 2, falë dy golave të shënuar nga Alban Bashaj.
Por, takimi më i rëndësishëm për Vllazninë e Futsallës ka qënë ai i luajtur mbrëmjen e djeshme përballë ekipit malazez Ciling. Sfida e luajtur në orët e vona në sallën sportiv “Mashall Tito” të Ulqinit ka qënë e mbërthyer në barazim 3 me 3 me gola të shënuar nga Semir Gokaj, Denis Çokaj dhe Ardit Mesi deri në momentet e fundit të takimit.
Pikërisht, në sekondat e fundit të krejt ndeshjes ka ardhur goli spektakolar shënuar nga portjeri Fatos Behari me një gjuajtje nga porta në portë që i ka dhënë fitoren Vllaznisë me rezultatin 4-3.
Me këtë fitore, Vllaznia është kualifikuar në turin çerekfinal të turneut për të vijuar rrugën drejt objektivit tashmë të deklaruar edhe më herët, fitimin e trofeut, gjë të cilën e konfirmon në prononcimin e tij, kapiteni i skuadrës dhe njëherazi trajner i kuqebluve, Alsid Tafili.
(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit dhe trajnerit të Vllaznisë Alsid Tafili mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.