Sunday, March 8, 2026

(Video) Turneu rajonal për vajza në “Shtëpinë e Futbollit”, një festë futbolli në kuadër të 8 Marsit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në ambientet e Shtëpia e Futbollit në Tirana u organizua një turne rajonal me pjesëmarrjen e ekipeve të vajzave të moshës U-14. Aktiviteti u kthye në një festë të vërtetë futbolli, duke vënë në qendër rolin, energjinë dhe talentin e vajzave në sport.

Turneu mblodhi rreth 120 futbolliste të reja nga të gjithë rajonet e vendit, të shoqëruara nga stafet respektive të skuadrave, të cilat krijuan një atmosferë pozitive dhe plot entuziazëm sportiv, duke treguar pasionin e tyre për lojën. Në këtë aktivitet morën pjesë Përfaqësueset Rajonale të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës dhe Gjirokastrës, të cilat u përballën me njëra-tjetrën në një seri ndeshjesh dinamike dhe emocionuese.

Turneu u ndoq nga afër edhe nga stafi teknik i federatës, ku Daniela Kodra, Cyme Lulaj dhe Rabie Tota vëzhguan me kujdes të gjitha ndeshjet, me fokus evidentimin e talenteve të reja dhe ndjekjen e zhvillimit të tyre në kuadër të projekteve për zhvillimin e futbollit të vajzave.

Në përfundim të aktivitetit, për të vlerësuar dhe motivuar pjesëmarrjen e tyre, të gjitha vajzat pjesëmarrëse u pajisën me certifikata mirënjohjeje, si simbol i angazhimit, pasionit dhe energjisë që sollën në këtë turne.

Përmes aktiviteteve të tilla, Federata Shqiptare e Futbollit vijon të inkurajojë pjesëmarrjen e vajzave në sport dhe të promovojë zhvillimin e futbollit të femrave në të gjithë vendin, duke krijuar më shumë mundësi për brezat e rinj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img