Kampionati Lokal i Shahut “Shkodër 2024” është aktiviteti i organizuar nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, i cili është edhe aktiviteti përmbyllës për shahun verior në vitin 2024.
Kampionati Lokal i Shahut “Shkodër 2024” është aktiviteti i organizuar nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, i cili është edhe aktiviteti përmbyllës për shahun verior në vitin 2024.
Ndeshjet e zhvilluara në mjediset e shkollës së Gjuhëve të Huaja të Shkodrës, spikaste konkurimi i shahistëve të grupmoshave të ndryshme, nga 7-8 vjeçarë deri tek brezi i shahistëve të rritur.
Sipas Sekretarit të Unionit të Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, Eduard Hoxha, dhe shahistit veteran Bernard Leka, qëllimi i aktivitetit është rritja e masivitetit në frekuentimin e sportit të shahut, sidomos në brezin e ri, gjë për të cilin po bashkëpunohet me Drejtorinë Arsimore duke organizuar takime në shkollat e qytetit të Shkodrës dhe më tej.
Një tjetër objektiv parësor i Unionit të Shahistë të Veriut “Rozafa 07”, është edhe ringritja e ekipit të femrave, duke pasur parasysh atë traditë të mirëfilltë që Shkodra ka pasur në kohën e drejtimit të trajnerit Muhamet Gradeci, ku Vllaznia me emrat e mëdhenj Ylvije Boriçi, Albana dhe Marina Vuji, Arta Alushi, etj, shpalleshin kampione absolute të Shqipërisë.
(Video) Pamje nga Kampionati Lokal i Shahut, Shkodër 2024, organizuar nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”. Prononcimet e Sekretarit të Unionit të Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, Eduard Hoxha dhe kryegjyqtarit, shahistit veteran Bernard Leka.