Friday, January 16, 2026

(Video) Universiteti “Luigj Gurakuqi”, shkëlqen në Kampionatin Universitar të Volejbollit për Meshkuj. Pas dy fitoreve kualifikohet në gjysmëfinale, synohet trofeu

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës i drejtuar nga trajneri i njohur i Vllaznisë Artan Kalaja, si dhe pedagog në departamentin e sportit pranë këtë universiteti po bën një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Universitar të Volejbollit Meshkuj, aktivitet ky që po oraganizohet në Tiranë nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar.

Universitare Shkodrës po konkurojnë përkrah 30 institucione të arsimit të lartë nga e gjithë Shqipëria, dhe në ndeshjet që po zhvillohen në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” të kryeqytetit, ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka arritur të kalojë me sukses dy ndeshjet e para duke u kualifikuar në turin gjysmëfinal.

Në ndeshjen e parë, parë patën psërballë ekipin e Universitetit Politeknik, të cilin e mundën me rezultatin 2 me 0, përkatësisht me sete 25-15 dhe 25-16. Ndërkohë, ballafaqimin e dytë patën patën përballë ekipin e Fakutetit Ekonomik, ku edhe ndaj kësaj skuadre fituan me rezultatin e pastër 2 me 0, 25-19 seti i parë dhe 25-21 i dytë.

Gersi Jula, Gilman Talani, Sead Durro, Dyljon Sinanej, Edmondo Kulla, Amarildo Veleçiku, Klodian Logu, Enea Grimaj, Sidorel Pepaj dhe Luiz Preka, janë lojtarët që ka në dispozicion trajneri Artan Kalaja, ekipi i cili, ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, ka në objektiv të sjellë në Shkodër trofeun e këtij kampionati.

(Video) Pamje nga ndeshjet e ekipit të volejbollit të meshkujve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës në Kampionatin Universitar të Volejbollit Meshkuj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img