Saturday, September 21, 2024

(Video) Velipoja.V, fituese e Kampionatit të futbollit të plazhit. Skuadra e drejtuar nga Besnik Ndoj mundi në finale Lyon dhe shpërblehet me shumën prej 1000 Euro

Lexo

Kampionati i futbollit të plazhit uli sot siparin me finalen e madhe të këtij edicioni Velipoja.V – Lyon, që u zhvillua në Velipojë në orën 10:00.

Velipoja.V e drejtuar nga trajneri Besnik Ndoj është skuadra kampione e këtij edicioni, pasi triumfoi nga penalltitë ndaj skuadrës së Lyon. Një finale shumë e bukur dhe me emocion që prodhoi gjashtë gola, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3. Më pas nga penalltitë triumfoi skuadra e Velipojës me rezultatin 3-1.

Ekipi i Velipojës fitoi trofeun e “Beach Soccer 2024”, si dhe premion e përcaktuar prej 1000 Euro.

Kampionati i futbollit të plazhit u organizua për herë të parë në Velipojë nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Në kampionatin “Beach Soccer 2024” morën pjesë 8 ekipe dhe në fund triumfoi skuadra e Velipojës.

(Video) Pamje nga ndeshjet e kampionatit të futbollit në plazh, “Beach Soccer Velipoj 2024”, si dhe intervista me trajn erin e ekipit fitues, Besnik Ndoj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img