Ballina Video (Video) vendimet e arbitrave, penalizojnë Vllazninë e volej meshkuj. Kuqeblutë humbin në...

(Video) vendimet e arbitrave, penalizojnë Vllazninë e volej meshkuj. Kuqeblutë humbin në transfertë me Erzenin, 3-1

Erzeni-Vllaznia  3-1(30-28, 22-25, 25-23, 25-23)

Pas një seri rezultatesh pozitive, Vllaznia e volejbollit për meshkuj është ndalur në Shijak, teksa skuadra vendase Erzeni e ka mundur me rezultatin 3 me 1.

Një humbje, kjo që  sipas trajnerit të Vllaznisë, Artan Kalaja, u përcaktua nga gjykimi, i cili në pikët vendimtare ishte në favor të Erzenit.

Kuqeblutë kanë qënë dinjitozë në këtë sfidë, fati i së cilës është vendosur me rezultate shumë të ngushta të seteve.

Sfida e vlefshme për Superligën e volejbollit meshkuj, ka afruar një set të parë me super rivalitet dhe garë të fortë,  ku pikët, shtesë mbi shtesë e mbyllën atë me shifrat 30-28 në favor të vendasve.

Edhe në setin e dytë ka rivalitet, por është Vllaznia që dikton në fushën e lojës duke e mbyllur atë me sfitore 22-25.

Kundrapërgjigjet Erzeni në setin e tretë duke e fituar atë 25-23 dhe merr avantazhin me sete 2 me 1.

Seti i katërt dhe vendimtari i krejt ndeshjes është shoqëruar me një këmbëngulje të vazhdueshme nga ana e Vllaznisë për ta fituar atë duke synuar ta çojë ndeshjen me set final, por sipas teknikut kuqeblu Artan Kalaja, vendimet gjyqtarëve ndikuan që seti të mbylljes me shifrat 25 me 23 për Erzenin që fiton të gjithë ndeshjen me shifrat 3 me 1.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri shkodran Artan Kalaja, përpos vendimeve të gjyqtarëve, kërkon nga skuadra e tij ta mbyll ndeshjen më herët pa shkuar në pikët deçizive. Kalalaj, pranon se humbje që ndikoi në pozitat e klasifikimit për skuadrën kuqeblu duke e larguar për momentin nga vendi i dytë por gjithësesi duke qënë përsëri brenda objektivit të përfshirjes për fazën finale Play-Off në luftë për titullin kampion.

Superliga e Volejbollit shqiptar do të jetë për dy javëve pushim, ndërkohë që me rikthimin e ndeshjeve, kalendari e përballë Vllazninë me dy sfida shumë të rëndësishme, me Tiranën në Shkodër dhe Partizanin në Tiranë.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë, Artan Kalaja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu