Thursday, November 21, 2024

(Video) Vetëm 13 vjeçe, Uerda Jahaj, kampione e Shqipërisë në 800 me stil i lirë për të rritur. K. Kombëtar i Notit, Vllaznia e treta si ekip

Lexo

Notarët e ekipit të Vllaznisë të drejtuar nga trajneri, Kol Shiroka ishin pjesëmarrës në garat e Kampionatit Kombëtar të organizuar nga Federata Shqiptare e Notit në pishinat e kryeqytetit.

Drini Ujkashej, Elia Lika, Besion Pemaj, Viki Tafrruku, Andia Pemaj, Michelle Bushati, Uerda Jahaj dhe Onida Zani ishin garuesit e ekipit kuqeblu që konkuruan në disiplinat përkatëse për kategorinë e të rinjëve dhe të rriturve.

Figurën më të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë e ka bërë Uerda Jahaj, e cila u shpall kampione në garën e saj të preferuar të 800 metër stil i lirë.

Notarja e talentuar shkodrane, Jahaj, u cilësua nga organizatorët edhe si një ndër talented më të spikatura të sportit të notit, edhe për faktin se ajo është vetëm 13 vjeçare dhe konkuron denjësisht në kategorinë e të rriturve, madje duke i sfiduar të gjithë me fitimin e vendit të parë në garën e vështirë të 800 metrave.

Kujtojmë se notarja 13 vjeçare Uerda Jahaj, ishte më e mira edhe në garën e maratonës të zhvilluar më herët në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluar në Sarandë duke dëshmuar aftësitë e saja të jashtëzakonshme në garat e gjata të rezistences.

Krahas Uerda Jahajt, që u shpall kampione si individë, figurë të mirë sportive bëri edhe Drini Ujkashej duke u renditur i treti në garën e 100 metra stil i lire, ndërkohë që të gjithë notarët kuqeblu pjesëmarrës në këtë kampionat kontribuan në pikëzimin e ekipit të Vllaznisë për femra që u rendit i treti në klasifikimin ekipor duke qënë protagonist në garat e stafetës 4×50 mix për femra, 4 x100 metra stil i lirë, 4×100 metra mix të renditur në vendin e tretë duke u nderuar me medaljet e vendit të tretë. Ndërkohë, në klasifikimin ekipor të meshkujve, Vllanzia u rendit në vendin e katërt.

Për sportin, deri në mbyllje të vitit, janë për tu zhvilluar edhe dy aktivitete. Javën e ardhshme, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Kol Shiroka, do të marrë pjesë në Turneun Ballkanik që zhvillohet në Maqedoni, si dhe më pas, gjatë muajit dhjetor në kalendar është Kupa “Klaudio Meçe” që do të zhvillohet në Durrës

Rezultatet teknike të K. Kombëtar për të Rinj dhe të Rritur

Medaljet

Vajzat stafete

4×50 mix vendi 3

4×100 stil i lir vendi 3

4×100 mix vendi 3

Drini 100 stil i lir vend 3

Uerda 800 stil i lir vendi 1

400 stil i lir vendi 3

200 stil i lir vendi 3

16 medalje në total

Pjesëmarrja e Vllaznisë: Drini Ujkashej, Elia Lika, Besion Pemaj, Viki Tafrruku, Andia Pemaj, Michelle Bushati, Uerda Jahaj, Onida Zani,

Vllaznia si ekip për femra u rendit në vendin e 3-të dhe për meshkuj, në vendin e katërt. Trajner Kol Shiroka

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img