Vetëm dy vite nga formimi, Klubi i Futbollit Shiroka, ka tejkaluar çdo parashikim. Debutimi i suksesshëm në Kategorinë e Tretë duke kaluar direkt në të Dytën, ku vijon të jetë protagoniste kryesore e grupit A si pretendente e kualifikimit në të parën, tregon qartë ambicjet e këtij klubi i cili drejtohet plot passion dhe profesionalizëm nga presidenti Ergi Axhani.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kapiteni i skuadrës, Oltjon Drabeja, shprehet i kënaqur për besimin e dhënë nga stafi teknik, ndërkohë që vlerëson ecurinë e skuadrës, përfshirë edhe fitoren e fundit me Erzenin e Shijakut.
Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga mbyllja e fazës së dytë, ku e fundit luhet në transfertë me Besëlidhjen kryesuese, Drabeja beson se do ta mbyllin me sukses.
Për Drabenë, Shiroka, forcën e saj e ka tek grupi, teksa vlerëson edhe punën e trajnerit Ardit Mani duke qënë të përqëndruar dhe optimist për të kaluar një kategori më lart, edhe pse me Play-Off.
(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit të KF Shiroka, Oltjon Drabeja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


