Talentja e notit shkodran Viki Tafrruku vazhdon të shkëlqejë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Me paraqitjet e saja fantastike, notarja shkodrane është konsideruar si “notarja e vitit”, pasi në vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2024-të ajo është ngjitur plot dhjetë herë në podiumin e fituesit.
Kështu ka ndodhur edhe këtë herë kur Viki e shoqëruar nga trajneri i Vllaznisë, Kolë Shiroka, me të cilin stërvitet prej tre vitesh, ishte pjesëmarrëse në Turneun Ndërkombëtar të Notit “Orion Cup” zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe notari tjetër i Vllaznisë Skerdi Kroni, i cili konkuroi në disiplinat e 50 meter stil i lirë dhe 50 meter delfi. Por, rezultatin me të mirë e ka arritur notarja e talentuar, Viki Tafrruku, e cila duke konkuruar mes 318 sportisteve pjesëmarrëse përfaqësuese të 33 ekipeve nga vende të ndryshme europiane dhe më tej.
Rezultatin më të mirë, shkodranja Viki Tafrruku e arriti në garën e 50 metrave stil shpinë për kategorinë C ku u shpall fituese duke merituar medeljen e artë, si dhe vend të dytë në garën 50 metër stil i lirë per kategorine C. Vend të dytë dhe medalje argjendtji merioti Tafrruku edhe në garën e dyte për kategorinë OPEN. Kujtojmë që Kategoria OPEN përfshin tre rezultatet më të mira të garës.
Pas kthimit nga Shkupi, trajneri i notit Vllaznia, Kolë Shiroka, shprehet i kënaqur me paraqitjen e dy notarëve të tij, sidomos për Viki Tafrrukun, duke theksuar se me këto paraqitje fantastike nga gara në ngarë, ajo pritet të mbërrijë në nivelet më të larta të notit shqiptar e më tej.
(Video) Pamje nga garat e Turneut Ndërkombëtar të notit “Orion Cup” zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut me pjesëmarrjen e dy notarëve të Vllaznisë, Skerdi Kroni dhe Viki Tafrruku.