Monday, September 16, 2024

(Video) Vllaznia B mund në miqësore Basanian FC 4-1. Tekniku Brdariç vazhdon të testojë kontigjentin e stolit për të zbuluar elementët që i nevojiten

Lexo

Vllaznia B-Basania FC  4-1(Shënues: Elsit Sala, Mehdi Çoba, Arval Maliqi, Antonio Delaj/Alsid Tafili(p))

Vllaznia B: Juka, Spahia, Pusi, Brahimi, Podrimcaku, Sala, Zaganjori, Ensar Tafili, Maliqi, Delaj,  Çoba.(U aktivizuan: Halili, Rroku, Kraja, Beci). Trajner: Thomas Brdariç.

Basania FC: Fatjon Marku, Gabriel Zefi, Ardit Hoxha, Moustrapha Diaby, Egzon Shima, Alsid Tafili(C), Olsi Shema, Oumar Konate, Albert Mila, Brilant Hasa, Taulant Nikshiqi(U aktivizuan: Ergys Puka, Mario Kola, Arjet Canja). Trajner: Haris Lika

Gjyqtarë: Ditmir Grimci – Ademar Rrustemi – Algon Kastrati

Tekniku Thomas Brdariç e ka kthyer në modë zhvillimin e ndeshjeve miqësore duke nxjerrë në fushë formacionin e Vllaznisë B. Ashtu siç edhe ai e ka deklaruar për median, arsyeja e këtyre miqësoreve është për t’i dhënë mundësinë e aktivizimit të atij kontigjenti lojtarësh, të cilët duhet të bindin teknikun se vlejnë për të marrë minuta në ndeshjet zyrtare të ekipit të parë.

Në miqësoren e sotme, përballë kuqebluve ishte skuadra e kategorisë së dytë, Basania FC e Bushatit, e cila nën drejtimin e trajnerit Haris Lika po bën mirë në këtë fazë përgatitore, gjë që e reflektoi edhe në fitoren e miqësores së pak ditëve më parë, teksa mundi ekipin pretendent të grupit A, Tërbunin e Pukës.

Një pjesë e parë që foli më mirë për kuqeblutë e B-së, minuta të cilat erdhen edhe katër golat e shënuar në portën bushatase me autor Elsit Salen, Mehdi Çoben, Arval Maliqin dhe Antonio Delajn.

Në pjesën e dytë, loja e skuadrës bushatase pati një përmirësim më të madh, gjë e cila u shoqërua me një lojë më sulmuese se sa në të parën. Si rezultat i kësaj nga fundi i kësaj pjese gjyqtari kryesor Ditmir Grimci, i cili shoqërohej në këtë ndeshje nga kolegët Ademar Rrustemi dhe Algon Kastrati vërshëllen për penallti në favor të Basanias për ndërhyrje të parregullt ndaj sulmuesit bushatas. Penallti, të cilën e ekzekuton me mjeshtri kapiteni Alsid Tafili, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me rezultain 4 me 1 në favor të Vllaznisë B.

Gaspër MARKU

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia B-Basania FC, 4-1. 22 gusht 2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img