Thursday, September 4, 2025

(Video) Vllaznia Basket Meshkuj-Trajneri Llazani, vazhdon përgatitet me skuadrën: Objektivi këtë sezon, qëndrimi në Superligë dhe puna me të rinjtë

Lexo

Ekipi i Vllaznisë në basketboll meshkuj, duket se është skuadra më e organizuar në këtë fillim sezoni për sektorin e lojrave me dorë në Shkodër.

Dhe, kjo falë presidentit Sokol Dibra, i cili krahas rikonfirmimit të trajnerit Eni Llazani në krye të pankinës kuqeblu, ka dhënë mbështetjen e duhur edhe për merkaton.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Llazani bën të ditur se së bashku me presidentin Dibra, kanë rënë dakord që përqëndrimi të jetë tek puna me të rinjtë me synim rritjen e Akademisë Vllaznia në basketboll duke punuar që të ketë sa më shumë shkodranë në ekip dhe sa më pak të huaj.

Dhe, në këtë këndvështrim, puna e stafit teknit, trajnerit të parë Eni Llazani dhe kolegëve të tij Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, për sezonin e ri sportiv 2025-2026, ka filluar në dy fronte, tek skuadra e parë si dhe tek Akademia.

Por, gjithësesi, edhe pse trajneri Llazani bën të ditur se objektivi këtë sezon është qëndrimi në Superligë dhe puna intensive me të rinjtë e Akademisë Vllaznia, kjo nuk do të thotë se skuadra e parë nuk po punon intensivisht për formatimin e saj në mënyrë që të bjë një përfaqësim dinjitoz në kampionat.

Dhe, kjo duket edhe nga ajo, ku përpos rinovimit të kontratave për disa prej titullarëve shkodranë dhe të huaj të kontigjentit të kaluar, në skuadër kanë mbërritur edhe disa basketbollistë amerikanë për provë.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë basket meshkuj, Eni Llazani, si dhe pamje nga seanca stërvitore zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, mund ti ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img