Si asnjë sezon tjetër, drejtuesit e KF Vllaznia e kanë në prioritet elementin e ri. Një gjë e tillë shikohet edhe nga firmosa radhazi me futbollistë të Akademisë së Futbollit Vllaznia. E filluan me Ersi Zaganjorin, për të vijuar me Kevin Dodajn, portjerin Aron Jukaj, sulmuesin Klajti Halili, dhe tashmë vjen firma e radhës me Hazret Shimajn. Një kontigjent ky, që mesa duket, stafi teknik i konsideron me të ardhme, ndaj ka kërkuar t’i mbajë në gjirin e skuadrës përmes lidhjes së kontratave 3 vjeçare.
Futbollisti në fjalë është prezantuar pasditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi’ përmes një videoklili ku Shimaj shikohet duke xhongluar me topin
“𝐇𝐚𝐳𝐫𝐞𝐭 𝐒𝐡𝐢𝐦𝐚𝐣, 𝐧𝐣ë 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐬ë 𝐭𝐨𝐧ë 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐬ë. 𝐀𝐢 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐢 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐩ë𝐫 𝟑 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞.”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.