Për trajnerin e Vllaznisë, Thomas Brdariç, kundërshtari i javës së tretë është i fortë, por skuadra e tij do ta kalojë me sukses.
“E dimë që ndeshja me Skënderbeun është e vështirë, kemi luajtur dhe në Final 4, kanë mënyrë të bukur të stilit të lojës, por ne do të bëjmë më të mirën kundër tyre. Vllaznia shkon në Korçë me objektiv të qartë për të marrë tre pikët, sepse për këtë gjë kemi punuar shumë në stërvitje”, është shprehur mes të tjerash njëshi i pankinës kuqeblu në pragndeshjen me korçarët.
Skënderbeu-Vllaznia, e vlefshme për javën e tretë të Superiores, luhet sonte në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës duke filluar nga ora 20:00 dhe do të transmetohet në RTSH 2.