Kamza Basket- Vllaznia 88-98(18-21, 30-32, 20-22, 20-23)
Formacioni i Vllaznisë: Robert Shestani, Klajd Kiri, Martin George, Jayden Hibbitt 16, Julian Bryant 11, Ashton Parker 12 dhe Sead Kopliku 3, Aron Kruja, Bujar Tafa, Jordi Preka. Trajner: Eni Llazani, Antonio Shabani, Roni Gjeçaj
Gjyqtarë: Edison Gjoni, Ardi Ndoj, Ani Balliu
Vllaznia e basketbollit për meshkuj e mbyll me sukses ndeshjen e parafundit të kampionatit të rregullt, teksa fiton në transfertë me Kamza Basket me rezultatin 88-98 dhe tashmë si skuadër e zyrtarizuar në fazën Play-Off pret e qetë fazën finale për të tentuar titullin kampion.
Sfida e luajtur mbrëmjen e së premtes në pastrën sportive të shkollës “Halit Coka” në Kamzë, ka folur e gjitha për Vllazninë. Themi kështu, pasi që nga starti i takimit dhe deri në fund, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani kanë dominuar në fushën e lojës, për të cilën flasin edhe rezultatet pozitive në të katër periodat e ndeshjes.
18 me 21 mbyllet dhjetëminutëshi i periodës së parë në favor të Vllaznisë, për të vijuar me fitore edhe në periodën e dytë 30-31, rezultate kqto që e mbyllin pjesën e parë me avantazhin e Vllaznisë me shifrat, 48 me 53. I njëjti ritëm loje paraqitet edhe në pjesën e dytë, ku perioda e tretë fitohet nga Vllaznia me shifrat 20 me 22 duke e çuar avantazhin kuqeblu në 68 me 75.
Nuk ka asnjë surprizë nga vendasit as në periodën e katërt, e cila mbyllet me fitoren e Vllaznisë 20 me 23 duke e thelluar diferencen me Kamzën vendase në dhjetë pikë diferencë, 88 me 98.
Fitore kjo që pati për protagonist kapitenin Robert Shestani me 21 pikë të shënuara, i ndjekur nga Klajd Kiri me 18 pikë dhe Martin George me 17 pikë. Ndërkohë, pikët e tjetra në radhët e kuqebluve u shënuan nga: Jayden Hibbitt 16, Julian Bryant 11, Ashton Parker 12 dhe Sead Kopliku 3.


