(Video) Vllaznia e basketit përforcohet me një basketbollist cilësor. I merr Kamza Basket, amerikanin David Murray

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia e basketit për meshkuj është e motivuar për të bërë më të mirën në garën e Kampionatit të Superligës.

Aktualisht, e treta në renditjen e përgjithshme të kampionatit me 35 pikë, po aq sa ka edhe Tirana e vendit të dytë, me Besëlidhjen kryesuese në kuotën e 38 pikëve dhe Apoloninë e vendit të katërt me 34 pikë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Eni Llazani fokusimin tashmë e ka tek faza finale Play-Off.

Dy javë nga fundi i fazës së dytë, kuqeblutë kanë përpara edhe dy sfida të rëndësishme, fillimisht me Kamza Basket dhe më pas edhe Teutën e Durrësit.  Dhe, pikërisht, në prag të ndeshjes së parë ndaj Kamza Basket, Vllaznia i ka marrë kësaj skuadre një basketbollist cilësor, amerikanin David Murray.

Me këtë përforcim, Vllaznia e koshit për meshkuj, shfaq hapur ambicjen e saj për të synuar seriozisht fitimin e titullit kampion.

DEADLINE DAY TRANSFER

David Murray është zyrtarisht pjesë e familjes sonë!

Në ditën e fundit të merkatos, ai i bashkohet ekipit nga Kamza, si një nga qendrat më dominante në kampionatin shqiptar këtë sezon.

Statistikat e tij:

  • 21.2 pikë për ndeshje
  • 9.4 rebounde
  • 1.9 asist
  • 1.3 blloqe

Mirë se vjen, David!”, shkruhet në postimin  e KB Vllaznia, shoqëruar edhe me videon e prezantimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img