Friday, November 28, 2025

(Video) Vllaznia e femrave sfidon rivalen Apolonia në transfertë, 0-2. Vendosin golat e shënuar nga kapitenia Megi Doçi dhe Teresa Deda. Kuqeblutë e teknikut Nikolin Leka, regjistrojnë fitoren e gjashtë radhazi në kampionat duke kryesuar me 18 pikë të plota

Lexo

- Reklamë -spot_img

Apolonia-Vllaznia  0-2(Shënuese: Megi Doçi 26’, Teresa Deda 90’)

Vllaznia e futbollit femra vazhdon marshimin e saj duke mos njohur humbje në Kampionatin Komëtar të Superiores, teksa sot mundi në transfertë Apoloninë, një nga skuadrat pretendente të kampionatit.

Sfida në fjalë ishte e një rëndësie të veçantë, ku të dyja skuadrat kishin objektiv fitoren. Vllaznia, kryesuese me 15 pikë, për të vazhduar marshimin e saj në krye të tabelës së klasikimit me të gjitha ndeshjet fitore, ndërsa vendaset fierake me vetëm dy pikë më pak sesa Vllaznia në renditje, kërkonin të ndalnin kuqeblutë ku me një fitore kapnin kreun e renditjes.

Ndeshja e luajtur stadiumin e qytetit të Fierit u vendos nga dy golat e shënuar nga të zakonshmet, kapitenia e Vllaznisë Megi Doçi në minutën e 26-të të pjesës së parë si dhe shqiptarja e ardhur nga Amerika, Teresa Deda në limitin e krejt takimit duke vulosur fitoren e merituar të kuqebluve me rezultatin 0 me 2.

Në këtë mënyrë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegja e tij Paula Jaku, me këtë fitore, e gjashta radhazi në gjashtë jave kampionat, shkon në kuotën e 18 pikëve duke mbajtur kryesimin e kampionatit, por tashmë me plus pesë pikë nga Apolonia dhe Gramshi që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë.

(Video) Pamje nga goli i parë i Vllaznisë ndaj Apolonisë, shënuar mjeshtrisht nga kapitenia Megi Doçi në minutën e 26-të.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img