Sunday, December 22, 2024

(Video) Vllaznia e futbollit femra, fituese e Turneut Ndërkombëtar të futsallës në Itali. Kuqeblutë mundën në finale zvicerianët e Lion Futsal Club Zurigo 7-3. Megi Doçi, shpallet lojtarja më e mirë e Turneut

Lexo

Vllaznia Futsal- Lion Futsal Club Zurigo 7-3(Shënuese: Ezmeralda Franja(3), Megi Doçi(2), Verona Berisha dhe Suzana Vuksani

Ka përfunduar me triumfin e Vllaznisë Turneu Ndërkombëtar i Futsalles, i cili u zhvillua për dy ditë me radhë qyetin L’Aquila te Italisë me pjesëmarrjen e katër ekipeve: Lion Futsal Club Zurigo(Zvicër), DSK CHORNOMORETS Odessa(Ukrainë), RIGA FC Ëomen të Letonisë dhe Vllaznia e Shkodrës, e cila përfaqësohej me ekipin e futbollit të femrave.

Siç kemi bërë me dije më herët, skuadra kuqeblu e Vllaznisë fitoi me rezultat të thellë 13-2 gjysmëfinalen me ekippin ukrainas DSK CHORNOMORETS Odessa duke u kualifikuar në finale. Finale, të cilin e zhvilloi me ekipin zvicerian Lion Futsal Club Zurigo, i cili nga ana e tij eleminuar skuadrën litoneze RIGA FC Ëomen.

Finalja e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit ‘Papa Giovanni XXIII’ të Romës ka folur sërishmi për Vllazninë e Shkodrës, e cila edhe në këtë ndeshje ishte tërësisht dominuese e lojës.

7 me 3 në favor të Vllaznisë ka përfunduar kjo ndeshje, e cila kishte për protagoniste kapitenen kuqeblu Ezmeralda Franja, autore e tre golave, njëri më i bukur se tjetri. Ndërkohë, golat e tjerë për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Megi Doçi me dy të tillë, si dhe nga një Verona Berisha dhe Suzana Vuksani.

Në përfundim të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e mbylljes së krejt turneut, ku organizatorët i kanë dorëzuar kapitenes së Vllaznisë Ezmeralda Franja trofeun e ekipit fitues, të cilën ajo e ka ndarë me kolegët e skuadrës, ku së bashku edhe me pjesëtarët e delegacionit sportiv shkodran të pranishëm në Romë, ka shpërthyer festa e suksesit.

Por, përpos fitimit të kupës së Turneut, Vllaznia ka pasur edhe një sukses tjetër, pasi nga gjiri i saj është shpallur edhe lojtarja më e mirë e krejt turneut, trofeu i të cilit shkoi për Megi Doçin.

Në këtë mënyrë, Vllaznia e futbollit femra e mbyll në mënyrën më mirë këtë pjesëmarrje të parë në një Turne të futsallës duke treguar se përpos futbollit ku është dominuese absolute për një dekadë, bën mirë edhe në disiplinën e futsallës, gjë të cilën pritet ta aplikojë edhe në Shqipëri me një organizim të mundshëm të kampionatit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

(Video) Pamje nga ceremonia e mbylljes së Turneut Ndërkombëtar të Futsalles, ku Vllaznia u shpall fituese. 

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img