Sunday, December 22, 2024

(Video) Vllaznia e futbollit femra, mbërrin në Paris. Të mërkurën, ora 18.45, PSG-Vllaznia, Champions League

Lexo

Vllaznia e Shkodrës  në futboll femra, në cilësinë e Kampiones së Shqipërisë, luan të mërkurën e 23 nëntorit 2022 ndeshjen e tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra. Pas një përgatitje disa ditore, krahas edhe ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar, skuadra kuqeblu është nisur sot passdite nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit duke mbërritur mbrëmjen e sotme në Paris.

Së bashku me skuadrën është edhe Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, i cili shoqërohet nga homologu i tij, Presidenti i Vllaznisë së futbollit të meshkujve, Alban Xhaferi.

Sipas programit të hartuar nga stafi teknik i KFF Vllaznia, paraditen e së martës, skuadra do të ketë një shëtitje turistike shlodhëse në mjediset muzeale të Parisit, ndërkohë që në orët e pasdites është rezervuar seanca stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Ndërkohë që pas përfundimit të seancës stërvitore, trajneri Nikolin Leka dhe kapitenia Esmeralda Franja do të paraqiten në konferencën e shtypit, 24 orë përpara zhvillimit të ndeshjes.

Ndeshja, PSG-Vllaznia do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës së 23 nëntorit, në orën 18:45 minuta, dhe ashtu si në ndeshjen paraardhëse me Celsin në Londër, pritet të ketë mbështetjen e tifozëve shkodranë dhe më gjërë që jetojnë në Francë dhe Rajonin përreth.

(Video) Vllaznia e futbollit të femrave, udhëtimi drejt Parisit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img