(Video) Vllaznia e futsal shpartallon Partizanin, e mund në transfertë 2-9. Spikasin dopietat e Tafilit, Djepaxhisë, Mesit dhe Bashajt, dhe 1 gol i Hysjenit

Partizani Futsal-Vllaznia Futsal  2-9(Shënues: Tafili(2), Djepaxhia(2), Mesi(2), Bashaj(2), Hysjeni(1)/Orest Sulejmani, Eugen Shima)

Partizani Futsal: Xhorxhiinjo Hoxhalli, Armand Gapi, Guido Pepshi, Muhamed Tafili, Fisnik Bllaca, Enis Peku, David Ndreu, Arvi Shala, Orest Sulejmani, Klaurenc Onjela, Eugen Shima

 Vllaznia Futsal: Fatos Behari, Besfort Gjoklaj, Semir Gokaj, Ari Djepaxhia, Alsid Tafili, Olsi Gjergji, Saimir Hyseni, Alban Bashaj, Ardit Mesi, Denis Çokaj. Trajner Arben Xhaferi

Gjyqtar: Albano Stolaj, Andi Zdrava

Në kronometër: Kledi Shehu-Delegat i ndeshjes: Rigers Dushku 

Kalendari i Javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Futsallës e ka vendosur Vllazninë të luajë në transfertë me ekipin e Partizanit. Sfida në fjalë është luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, aty ku Vllaznia triumfoi me rezultatin e thellë 2 me 9.

Pjesa e parë është mbyllur rezultatin 1 me 4 në favor të Vllaznisë, ndërkohë që në të dytë kuqeblutë e thellojnë akoma më shumë avntazhin teksa shënojnë edhe plot pesë gola të tjetër duke pësuar vetëm një, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e thellë të Vllaznisë me rezultatin 2 me 9.

Merita për këtë fitore shkon për të gjithë skuadrën, por në veçanti, përgëzimet më të shumta shkojnë për autorët e golave kuqeblu, ku Tafili, Djepaxhia, Mesi, Bashaj, shënuan nga dy gola dhe Hysjeni 1.

Për kapitenin Alsid Tafili, i cili luan edhe detyrën e trajnerit të Vllaznisë Futsallë, kjo ndeshje ishte e veçantë, sepse përpos dy golave të shënuar, tronditi edhe tre herë shtyllyn pingule të portjerit vendas Xhoxhinjo Hoxhalli.

Pjesë e kësaj fitoreje të merituar është edhe drejtori sportiv Arben Xhaferi, i cili duke qënë se Tafili është në fushë si lojtar, luan rolin e trajnerit. Ndërkohë që së bashku me skuadrën në këtë transfertë kryeqytetase ka qënë edhe presidenti futsallës shkodrane, Fisnik Barbullushi.

Me këtë fitore të hellë ndaj Partizanit në transfertë, 2-9, Vllaznia ka lënë pas humbjen e javës së parë në shtëpi me Flamurtarin, dhe tashmë ndeshjen e radhës do ta luajë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës kundër ekipit të Forcave të Armatosura.

(Video) Partizani Futsal-Vllaznia Futsal(2-9). Pjesa e 1 dhe e 2. Transmetim nga Veriu Sport.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu