Monday, September 16, 2024

(Video) Vllaznia e Futsales, fiton miqësoren me Ulqinin Futsal 4-5. Shënojnë: Tafili 2, Gjoklaj, Hyseni dhe Çokaj nga 1

Lexo

Ulqini Futsal-Vllaznia Futsal  4-5(Shënues: Alsid Tafili 2, Besfort Gjoklaj, Saimir Hyseni dhe Denis Çokaj nga 1)

Formacioni i Vllaznisë Futsal: Behari, Gjergji, Tafili, Hyseni, Gogaj, Hasaj, Ujka, Beci, Çokaj. Trajner: Arben Xhaferi

Vllaznia e futsales ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2024-2025. Ashtu si edhe sezonin e kaluar, presidenca e klubit i ka besuar detyrën e trajnerit  Arben Xhaferit, nën drejtimin e të cilit skuadra bëri një përfaqësim dinjitoz duke qënë pretendente deri në fund për trofe.

Falë një merkato cilësore, duke rikthyer në Shkodër dy emrat e njohur, portjerin Fatos Behari dhe sulmuesin Semir Gogaj, të cilët sezonin e kaluar luajtën për Flamurtarin, duket se skuadra ka marrë një pamje më të kompletuar në të gjitha repartet.

Pas disa seancave stërvitore intensive, kuqeblutë e futsales, kanë bërë testin e parë serioz duke u përballur me një ekip elitar, siç është Ulqini Futsal, ndër më të mirët e kampionatit malazez.

Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit të Ulqinit, e cila i shërbeu të dyja skuadrave në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, trajneri Xhaferi aktivizoi dy portjerët, Behari dhe Gjergji, për të vijuar me Tafilin, Hysenin, Gogajn, Hasajn, Ujken, Becin dhe Çokajn.

Rivaliteti dhe loja sulmuese mes dy skuadrave ka qënë i pranishëm gjatë të gjithë ndeshjes, çka e tregon edhe shënimi i plot nëntë golave, ku në fund fitues doli Vllaznia Futsal me rezultatin 4 me 5. Golat për ekipin e Vllaznia Futsal u shënuar nga Alsid Tafili 2, Besfort Gjoklaj, Saimir Hyseni dhe Denis Çokaj nga 1.

Kjo është ndeshja e parë miqësore e Vllaznia Futsal në prag të  sezonit të ri, dhe sipas drejtuesve të klubit sinjalet kanë qënë pozitive, pasi formacioni kuqeblu ka bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Gjatë ditëve në vazhdim në program është edhe një tjetër miqësore dhe pikërisht me të njëjtën skuadër, Ulqinin Futsal, e cila pritet të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

(Video) Pamje nga ndeshja Ulqini Futsal-Vllaznia Futsal. Miqësore e zhvilluar në Ulqin. 25 qershor 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img