Vllaznia e koshit për meshkuj, e mbylli sezonin me një bilanc pozitiv, kur kemi parasysh se kuqeblutë ishin finalist të Kupës së Shqipërisë dhe në katër më të mirat e Superligës. Edhe pse mendon se mund të kishin bërë edhe më mirë, i kënAqur me paraqitjet e Vllaznisë është edhe zëvendëstrajneri Roni Gjeçaj.
Ndër të tjerA, në pamundësinë e një paraqitje edhe më të mirë, Gjeçaj përfshin edhe arbitrimin, por gjithësesi, thotë se marrin për vete përgjegjësinë.
I pyetur për të vazhdimësinë, Gjeçaj bën të ditur, se në analizën që pritet të bëhet shumë shpejt, Shoqata e Basketbollit Vllaznia Meshkuj, pritet të dalë me një projekt të ri, ku në fokus është minimizimi i të huajve duke i dhënë prioritet elementit të ri.
(Video) Prononcimin e plotë të zv.trajnerit të Vllaznisë basket meshkuj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.