Sunday, August 17, 2025

(Video) Vllaznia e nis me gol miqësoren me Laçin, por kurbinasit përmbysin me dy gola në pjesën e dytë. Miqësorja e radhës, të martën me Kukësin në “Loro Boriçi”, ora 18:00

Lexo

Laçi-Vllaznia 2-1(Shënues: Cena 59’, Dabo 72’/ Ara 4’ )

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Vllaznia zhvilloi pasditen e së shtunës miqësoren me ekipin e Laçit, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin kurbinas. Kuqeblutë e kanë nisur në mënyrën më të mirë këtë miqësore, duke gjetur shumë shpejt golin e avantazhit.

Ka qënë minuta e katërt, kur Vllaznia fitoi një goditje dënimi jashtë zonës së 16-metrave, aty ku një prej blerjeve të reja, Murataj godet fort drejt portës kundërshtare. Topin e kthyer nga portjeri e godet mjeshtrisht në portën kurbinase, Aris Ara.

0 me 1 për formacionin e Edi Martinit, rezultat ky që qëndron në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë duke e çuar Vllazninë kryesuese në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, në 45 minutat e dyta, kurbinasit e përmirësojnë ndjeshën lojën e tyre, të cilët edhe pse në cilësinë e një skuadre që ka zbritur nga kategoria Superiore, në të parën, arrijnë të shënojnë dy herë në katërkëndorin kuqeblu.

Fillimisht është Cena që shënon në minutën e 59-të, gol ky barazpeshon shifrat në 1 me 1, ndërkohë që në të 72-tën është Dabo që shënon për herë të dytë në portën e Vllaznisë duke e kaluar në avantazh Laçin me rezultatin 2 me 1.

Minutat e mbetura, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, nuk ka më gola duke lënë në fuqi avantazhin e kurbinasve, të cilët fitojnë të gjithë ndeshjen me rezultatin 2 me 1.

Një fitore kjo inkurajuese për ekipin kurbinas, i cili do të ketë shumë punë për të fituar betejen me skuadrat e tjera të kategorisë së parë për një rikthim të mundshëm në familjen e madhe të kagorisë Superiore.

Sa i përket, Vllaznisë, duhet thënë, se edhe pse tifozëria kurbinase si dhe ajo e ardhur nga Shkodra, priste të shikonte në fushën e lojës blerjet më të reja të kuqebluve, Kastrati-Kallaku, ato nuk luajtën asnjë minutë.

Gjithësesi, pozitive për skuadrën e Martinit, ishte aktivizimi në portë i gjermanit Leon Pohls, debutimi i pare ky zyrtar me Vllazninë, dhe së bashku me të edhe Murataj, i cili kishte meritë në shënimin e golit parë shënuar nga Ara, ndërkohë që nga minuta e parë luajti edhe francezi Tom Saettel, duke përfshirë edhe dy futbollistët me ngjyrë ardhur për provë nga Vllaznia Elitë-Milano.

Miqësorja e radhës përgatitore në prag të startit zyrtar të Superiores me datë 23 gusht me kryesfiden e javës së parë, Vllaznia-Egnatia, do të jetë të martën e ardhshme me darë 12 gusht, e planifikuar për t’u luajtur në stadiuminLoro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Laçi-Vllaznia, e mbyllur me fitoren e kurbinasve, 2-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img