Vllaznia-Skënderbeu 2-3(25-21, 19-25, 17-25, 25-18, 9-15)
Superliga e volejbollit për meshkuj, përballi në Shkodër, Vllazninë dhe Skënderbeun, në një ndeshje që zgjati mbi dy orë duke qënë në garë plot pesë sete.
Sfida e luajtur mesditën e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës nisi më mirë për Vllazninë, e cila arriti të fitojë setin e parë me shifrat 25 me 21, por miqtë nga Korça kundrapërgjigjen në setin e dytë duke e fituar atë me shifrat 19-25.
Por, korçarët nuk mjaftohen me kaq, sepse marrin edhe setin e dytë me shifrat 17 me 25 duke kaluar në avantazh me sete 1 me 2.
Seti i katërt rikthen në lojë përsëri Vllazninë, ku krahas kontigjentit të lojtarëve shkodranë, tekniku Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja kanë aktivizuar në këtë ndeshje edhe dy blerjet e reja, brazilianin Arua De Faria Guimaraes si dhe Manuel Jose Verdi nga Venezuela.
Një set që foli tërësisht për kuqeblutë, të cilin e fitojnë me shifrat 25-15 duke e çuar ndeshjen me set final.
Por, pikërisht kur duhej, entuziasmi dhe morali i setit të katërt nuk refletohet në setin e pestë tek Vllaznia, gjatë të cilit kuqeblutë ishin krejtësisht në hije dhe të përfshirë në gabime të shumta.
Nga ana tjetër, Skënderbeu i drejtuar nga trajneri Arben Prifti tregohet më i satë, dhe duke e fituar këtë set 9 me 15, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshbëm të seteve, 2 me 3.
(Video) Vllaznia-Skënderbeu 2-3, volej meshkuj. Seti i 2, 3, 4, 5, si dhe prononcimet e trajnerit të Vllaznisë, Artan Kalaja dhe kapitenit të Skënderbeut, Joan Sotir.