Sunday, September 22, 2024

(Video) Vllaznia-Egnatia në RTSH, Brdariç: Të tregojmë veten përballë kampionëve

Lexo

Vllaznia-Egnatia është një nga ndeshjet kryesore e javës së katërt të Abissnet Superiores, që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar. Shkodranët do të vuajnë mungesën e shumë lojtarëve të formacionit kryesor në përballjen ndaj kampionëve të Shqipërisë. Por trajneri Tomas Bërdariç thekson se do të bëjnë gjithçka për ta përballuar me sukses këtë sfidë.

“Me Egnatian është një ndeshje e madhe. Do të mundohemi të japim maksimumin në këtë përballje. Do të shohim se cilët lojtarë do të kemi të gatshëm. Sepse siç e dini kemi shumë futbollistë të dëmtuar, të ndëshkuar me kartonë si dhe disa të sëmurë me grip.

Egnatia nuk është kundërshtar i lehtë por do të mundohemi t’i përballojnë me sukses. Nuk është koha për t’u ankuar, por do të mundohemi të bëjmë një formacion sa më të denjë për të luajtur kundër Egnatias. Në repartin ofensiv na mungojnë Gruda, Kahrimanovic e Deliu. Do të mundohemi të bëjmë një formacion me lojtarët e duhur për t’u përballur denjësisht me Egnatian, pasi ata do të vijnë me formacionin e plotë.

Jemi në rrugën e duhur dhe bashkë me ndihmën e tifozëve do të arrijmë të bëjmë një ndeshje të bukur. Koha e pushimit na ka shërbyer për t’u përgatitur sa më mirë. Kemi zhvilluar edhe miqësore ku kemi aktivizuar edhe lojtarët e rinj. Do të shohim në varësi të rezultatit në ndeshjen me Egnatian, nëse do të ketë mundësi për t’i aktivizuar edhe ata. Duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Vllaznisë.

(Video) Prononcimi i trajnerit Thomas Brdariç në pragndeshjen, Vllaznia-Egnatia, të mërkurën ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img