Vllaznia dhe Egnatia do të përballen të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00 në kuadër të javës së 22-të të Abissnet Superiore. Një ndeshje ku takohen dy rivale të denjë për titullin kampion, Vllaznia në krye me 37 pikë së bashku me Partizanin dhe Dinamon dhe Egnatia e katërka me vetëm një pikë më pak se treshja e parë. Në prononcimin e dhënë për mediat një ditë para ndeshjes, trajneri kuqeblu Tomas Brdariç ka vlerësuar skuadrën kundërshtare, përfshirë për merkaton dimërore, por nga ana tjetër shprehet entuziast për rezultat pozitiv.
Dy ditë më parë, gjermani i pankinës kuqeblu festoi ditëlindjen e 50-të nën shoqërinë e skuadrës, prej të cilës pret një fitore si dhuratë për ditëlindjen.
Pozitive për teknikun, Brdariç është se për këtë ndeshje ka në dispozicion edhe dy futbollistë cilësor, si Krymi dhe Gruda, të cilët janë rikthyer nga dëmtimi disa javor, duke i dhënë mundësi në përzgjedhjen e formacionit anti-Egnatia.
Prej disa ditësh te Vllaznia ka një çështje Brdariç, i cili edhe pse është gati, jo vetëm që nuk aktivizohet por as nuk grumbullohet me skuadrën. Në përgjigjen e teknikut Brdariç, bëhet e ditur se shtatlarti i mbrojtjes vazhdon të jetë pjesë e Vllaznisë, por më përpara duhet të zgjidhë problemin që ka me klubin.
Duke mi vënë në dukje se në këtë javë, kalendari përball direkt katër ekipet kryesuese, Brdariç shpreson se me një fitore ndaj Egnatias dhe me një barazim në derbin kryeqytetas, Vllaznia të jetë e vetme në kryes të klasifikimit.
(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit Tomas Brdariç në prag të ndeshjes me Egnatian, mund ta ndiqni në knalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.