(Video) Vllaznia, fituese e Kupës së Shqipërisë si ekip për të 29-tën herë. Talenti Franko Burraj, vendos rekord të ri kombëtar në 400 m

Vllaznia e drejtuar nga kuarteti profesional i trajnerëve, Albert Marashi kryetrajner, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj, ka realizuar suksesin e radhës, duke fituar Kupën e Shqipërisë për të 17-tën herë radhazi dhe të 29-tën në historinë e atletikës shkodrane.

Aktiviteti i zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” ka pasur edhe një të veçantë, pasi atletii talentuar shkodran, Franko Burraj, i cili stërvitet nga trajneri i tij personal, Bruno Rrotani, ka përmirësuar rekordin e ri kombëtar në vrapimin 400 metra, me një rezultat fantastik, me kohën 46.14 duke merituar edhe trofeun e atletit më të mirë të aktivitetit.

 Rezultatet teknike të atletëve shkodranë në Kupën e Shqipërisë

100m – Endri Rakaj – vendi 1-re me rez 11”08

400m – Franko Burraj – Vendi 1-re me rez 46”14

400m/pengesa – Sidrit Kopliku – vendi 1-re me rez 59”44

1500m – Sidrit Kopliku – vendi 1-re me rez 4’20”34

Kercim se gjati – Endri Rakaj – Vendi 1-re me rez 7.30m

Kercim 3-hap – Kolindo Kiri – vendi 1-re me rez 15.30m

Kercim se larti – Glenis Haxhiaj – vendi 1-re me rez 1.95m

110m/pengesa – Durjon Idrizaj – vendi 2-te me rez 16”16

200m – Rigers Haxhiaj – vendi 3-te me 23”68

4x400m – F.Burraj, R.Haxhiaj, D.Idrizaj, D.Balla – Vendi 1-re me rez 3’30”40.

Sportisti ma i mire i aktivitetit Franko Burraj ne 400m me 1102 pike olimpike

Klasifikimi ekipor Vllaznia vendi i 1-re me 195 pike

(Video) Prononcimi i trajnerit të atletikës së Vllaznisë Bruno Rrotani dhe pamje nga garat e Kupës së Shqipërisë.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu