Vllaznia Futsal-Forcat e Armatosura Futsal 8-1(Shënues: Ari Djepaxhia, Saimir Hyseni(2), Alsid Tafili, Semir Gokaj, Denis Çokaj/Ervis Haxhi)
Formacionet
Vllaznia: Fatos Behari, Alsid Tafili, Semir Gokaj, Ari Djepaxhia, Denis Çokaj, Besfort Gjoklaj, Saimir Hyseni, Rei Boshti, Maldin Tafa, Joald Ivziku, Harald Jahaj, Mateo Çardaku. Trajner: Arben Xhaferi
Forcat e Armatosura: Orges Lime, Ervis Haxhi, Marius Braculla, Kidi Haxhija, Andi Gjeci, Hemil Frashëri, Mario Manxharaj, Mateo Çepele.
Gjyqtar: Albano Stolaj, Jetmir Podgorica
Vllaznia Futsal, “ç’armatos” ekipin e Forcave të Armatosura. Ky është një titull mediatik sportiv, që për rastin në fjalë, duke qënë se skuadra kundërshtare e Vllaznisë ishte pikërisht përfaqësuesja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i shkon për shtat kronikës për këtë ndeshje që ishte e para për sezonin e ri 2025-2026.
Sfida e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futsales, u luajt mbrëmjen e së dielës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe vetë rezultati i thellë, 8 me 1 në favor të Vllaznisë, përligj titullin e shkrimit.
Referuar kronikës së lojës, duhet thënë se minutat e para patën një farë barazpeshe, por kjo zgjati deri në minutën e tetë, atëherë kur kapiteni Alsid Tafili hapi serinë e golave kuqeblu duke u pasuar nga kolegu i tij Semir Gokajn një minutë më pas, ndërkohë që Ari Djepaxhia dhe Saimir Hyseni shënojnë edhe dy të tjerë, 13’ dhe 19’ duke e mbyllur pjesë e parë 4 me 0 në favor të Vllaznisë.
20-të minutat e pjesës së dytë vazhdojnë të dominohen nga kuqeblutë, mes të cilëve hapet edhe një garë golashënuesish, mes Ari Djepaxhisë, më i miri në fushë nga të dyja skuadrat në këtë ndeshje dhe Saimir Hysenit.
Garë të cilën e fiton Djepaxhia, i cili duke shënuar edhe dy gola të tjerë e çon në 3 numrin e golave personal në këtë ndeshje, ndërkohë që Hyseni shënon edhe një tjetër duke u mjaftuar me dopietë.
Emrin e golashënuesve për ngjyrat e ekipit të Vllaznisë në këtë ndeshje e regjistron edhe Denis Çokaj, ndërkohë që nga skuadra kumdërshtare e Forcave të Armatosura, të vetmin gol në portën e Vllaznisë e ka shënon Ervis Haxhi.
Në këtë mënyrë, me fitoren e thellë 8 me 1 ndaj ekipit të Forcave të Armatosura, Vllaznia e futsales si kampione në fuqi, e nis në mënyrën më të mirë kampionatin duke hedhur kandidaturën për mbajtjen e fronit të kampiones.
Por, përpos kësaj, pozitive për skuadrën kuqeblu është promovimi që drejtori Arben Xhaferi së abshku me trajnerin Alsid Tafili, bënë për elementin e ri, ku në këtë ndeshje debutuan me shumë sukses dy portjerët Maldin Tafa dhe Harald Hahaj, si dhe sulmuesi Joel Ivziku.
(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia Futsal-Forcat e Armatosura futsal 8-1, si dhe prononcimet e drejtorit-trajner Arben Xhaferi, si dhe dy të rinjëve kuqeblu, Maldin Tafa dhe Joald Ivziku.
Gaspër MARKU


