KF Vllaznia Futsal-Flamurtari Futsal 5-0
(Shënues: Gjoklaj, Gokaj, Bashaj, Behari, (auogol Flamurtari)
Formacioni i Vllaznisë: Behari, Gokaj, Tafili, Gjoklaj, Çokaj(U aktivizuan: Hyseni, Djepaxhia, Mesi, Dani, Bashaj)
Në kuadrin e përgatitjeve për nisjen e Kampionatit Kombëtar të Futsales për sezonin sportiv 2024-2025, Klubi i Futbollit Vllaznia zhvilloi një miqësore me një nga skuadrat më të mira të futsales shqiptare, Flamurtarin e Vlorës.
Miqësores së luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës i ka paraprirë një ceremoni nderuese për një nga ish lojtarët më të spikatur të kësaj skuadre, Ermir Lera, i darë nga jeta aksidentalisht një vitë më parë.
Në shenjë respekti për ish pjesëtarin e mirënjohur të kësaj skuadre, Presidenti i futsales shkodrane Fisnik Barbullushi së bashku me trajnerin Arben Xhaferi, në emër të të gjithë KF Vllaznia Futsal, i kanë dorëzuar babait të ish sportistit të tyre, Pal Lera, fanelen me numër 8 që mbante në fushën e lojës, Ermir Lera.
Më pas, në fushën e lojës kanë qënë të pranishme emocionet e ballafaqimit, Vllaznia-Flamurtari, ku skuadra kuqeblu ka qënë dukshëm dominuese ndeshjes, për të cilën flet edhe vetë rezultati, 5 me 0 në favor të Vllaznisë.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2 me 0 për kuqeblutë, ku goli i parë është shënuar nga Gjoklaj, ndërsa i dyti ka qënë autogol i vlonjatëve në fushën e tyre.
Në pjesën e dytë kanë edhe tre gola të tjerë kuqeblu, me autorë Gokaj, Bashaj dhe Behari duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me fitoren e thellë të Vllaznisë, me rezultatin 5 me 0.
Një test ky shumë pozitiv për skuadrën kuqeblu të futsales shkodrane, e cila me riorganizimin dhe merkaton cilësore, pritet të jetë skuadra kryesore për fitimin e dy trofeve të vitit, gjë që e shprehin në prononcimet e tyre edhe presidenti Fisniuk Barbullushi dhe kapiteni i skuadrës, Alsid Tafili.
(Video) Pamje nga ceremonia në nderim t ëish futbollistit Ermir Lera në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, si dhe aspekte nga ndeshja miqësore e futsales, Vllaznia-Flamurtari
Gaspër MARKU