Zogaj futsal-Vllaznia futsal 2-0
Pas barazimit dramatik 4-4 me ekipin Balkan Eagle, në një ndeshje ku Vllaznia ishte në avantazh gjatë të gjithë sfidës, por e pësoi pikërisht në sekonden e fundit të takimit, kuqelutë kanë shpërdoruar përsëri. Madje, këtë radhë, janë mundur me rezultatin 2 me 0 nga ekipi i Zogajve.
Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqinit, pritej një reagim i Vllaznisë, ku me një fitore të mundshme shkonte në kuotën e katër pikëve në grupin B për të hedhur një hap para në kërkim të kualifikimit në mundshëm për në turin tjetër të tetë më të mirave të turneut.
Nëse në ndeshjen e parë ndaj Balkan Eagles, ndikoi mungesa e portjerit titullar, Fatos Behari, në përballjen e sotme, portjeri kuqeblu ishte mes shtyllave të portës shkodrane, por pa mundur t’i bëjë ballë ekipit kundërshtar, i cili me dy golat e shënuar doli fitues i krejt ndeshjes me rezultatin 2 me 0.
Me një pikë në dy ndeshje, po aa sa ka edhe Balkan Eagle, pas humbjes me Patike OHS SHOP, ndeshjen e tretë Vllaznia do ta luajë pikërisht përballë OHS Shop, ku një fitore e mundshme e çon në kuotën e katër pikëve me mundësinë e kapjes së vendit të dytë në grup qe i çon kuqeblutë në turin tjetër mes tetë më të mirave të turneut “Ulqini Open 2025”.
Në një prononcim të dhënë për Veriu Sport, trajneri Arben Xhaferi është shprehur optimist për mundësinë e kualifikimit në turin tjetër, ndërkohë që i qëndron asaj që ai dhe kapiteni Tafilim, kanë deklaruar, se Vllaznia futsal është pretendente për fitimin e trofeut të këtij edicioni, “Ulqini Open 2026”.
(Video) Pamje nga ndeshja, Zogaj futsal-Vllaznia futsal(2-0) e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqini.



