Sunday, January 18, 2026

(Video) Vllaznia Futsal shpërdoron avantazhin 2-1, përmbyset në pjesën e dytë nga kampionia e Malit të Zi, Bajo Pivljanin në 2-4. UEFA Futsal Champions League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia Futsal-Bajo Pivljanin(Mali i Zi) 2-4(Shenues: Alsid Tafili, Ari Djepaxhia/Nedeljko Durutoviç, Danilo Vukoviç(2), Goran Davidoviç

Trajneri Arben Xhaferi e nisi me këtë

Vllaznia: Fatos Behari (GK), Semir Gokaj, Ari Djepaxhia, Kenan Tafic, Alsid Tafili (C)(U aktivizuan: Olsi Gjergji, Sajmir Hyseni, Alban Bashaj, Arnes Loloviç, Ardit Mesi, Besnik Mustafaj). Trajner: Arben Xhaferi.

Bajo Pivljanin(Mali i Zi): Balsa Durkoviç, Goran Davidoviç, Novoca, Calasan(C), Danilo Vukoviç, Luka Markoviç(U aktivizuan: Nemanja Kruniç, Ognjen Susiç, Msrko Calasan, Ilija Mugoshs, Nedeljko Durutoviç, Milosh Osmajiç, Milosh Koprivica, Nikola Cimbaljeviç, Darko Nikoliç). Trajner: Mirko Durutoviç

Gjyqtarë: Amine El Hilali(BEL), Andrea Naudi(MLT), Nilols Tadiç(BIH), Albano Stolaj(Alb) kohëmatës

Vezhgues: Pascal Fritz(FRA)-Delegat Uefa: Simeon Tsolakidis(GRE).

Vllaznia Futsal zhvilloi ndeshjen e parë në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025/26, në grupin B, ndaj skuadrës së Bajo Pivljanin. Nje takim ky i luajtur në Parkun Olimpik Feti Borova” Tiranë dhe i transmetuar drejtperdrejt nga portali Veriu Sport.

Trajneri Arben Xhaferi e nisi me këtë formacion titullar: Behari (GK), Gokaj, Djepaxhia, Tafic dhe Tafili (C).

Nje ndeshje me shume rivalitet dhe plot emocione nga minuta e pare deri ne mbyllje.

Jane malazezet ato qe luajne me mire ne fillim, madje gjejnë te paret golin e avantazhit me autor Durutoviç ne ninuten e 12-te.

Me pas, jane kuqeblute qe hidhen ne sulm dhe brenda nje minute tundin dy here rrjeten malazeze, fillimisht me kapitenin Alsid Tafili permes nje goditje denimi dhe me pas me Ari Djepaxhine.

Me avantazhin e Vllaznise 2-1, mbyllet pjesa e pare, nderkohe 20-te minutat e dyta te ndeshjes fillojne me nje ritem te larte per te dyja skuadrat.

Vllaznia i ka te gjitha mundesite te shenoje golin e trete me dy-tre raste te shperdoruara ne porten malazeze, dhe ligji i pa shkruar ne futboll funksionon ne kete moment: “Kur nuk shenon, e peson”.

Keshtu ndodh edhe me Vllaznine, ku fale nje konfuzioni ne zonen e saj peson golin e dyte me autor Danilo Vukoviç, duke u barazuar rezultati ne 2-2.

Pas pesimit te golit te dyte, Vllaznia reagon ndjeshem per te rimarre avantazhin, por nga ana tjeter eshte skuadra malazeze qe shenon edhe dy here te tjera ne porten e Fatos Beharit te Vllaznise, ku perseri eshte Vukoviç si dhe Davidoviç fiksojne rezultatin 2-4 ne favor Bajo Pivljanin.

Në sfidën tjetër të grupit, Tigers Roermond triumfoi thellë 12-2 ndaj Ísbjörninn.

Takimet e radhës do të zhvillohen më 28 gusht; Vllaznia Futsal – Ísbjörninn (16:00) dhe Bajo Pivljanin – Tigers Roermond (20:00).

Ndërkohë, ndeshjet e fundit, që do të përcaktojnë skuadrën e kualifikuar, janë programuar për 30 gusht; Ísbjörninn – Bajo Pivljanin (16:00) dhe Vllaznia Futsal – Tigers Roermond (20:00).

UEFA Futsal Champions League 2025/26

Tigers Roermond vs Ísbjörninn 12-2

Bajo Pivljanin vs Vllaznia Futsal 4-2

Vllaznia Futsal vs Ísbjörninn28 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Bajo Pivljanin vs Tigers Roermond28 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park

Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin30 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond30 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park.

(Vidio) Ndeshjen e plote(pjesa e pare dhe e dyte) Vllaznia Futsal-Bajo Pivljanin(Mali i Zi), mund ta ndiqni ne kanalin tone zyrtar Veroi Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img