Wednesday, October 30, 2024

(Video) Vllaznia, hap i gabuar në shtëpi. E mund Teuta, 87-95. Superliga e basketbollit meshkuj

Lexo

Vllaznia-Teuta  87-95(20-20, 13-24, 22-23, 32-28)

Vllaznia: Redi Rakaj(C), Robert Shestani, Robert Shestani, Elian Memçaj, Maurice Talbert Walton, Angjelin Guri, Sead Kopliku, Edon Kuci, Michael Kevin Wright, Bujar Tafa, Dy’quavis Tyshon Wilkins, Islail Shabaj. Trajner: Damian Bekteshi

Teuta: Morgan Taylor, Kristi Gorea(C), Jalon Kepatrick Andrews, Erti Kotobelli, Bryan Joseph Powell, Gean Lito, Mikael Xhaferri, Rigers Shtini, Mireldo Rrengoja, Ilmi Pasha,  Elios Kamenica, Klevis Merdhoci. Trajner: Christos Kousidis 

Gjyqtarë: Edison Gjoni, Ani Balliu, Ardi Ndoj

Dueli më interesant i javës së parë të Kampionatit Kombëtar të basketbollit për kategorinë e Superligës meshkuj ka qënë ai i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Teutës mysafire.

Një çift që edhe sezonin e kaluar kanë rivalizuar shumë njëri me tjetrin, gjë të cilën e pasqyruan edhe në ndeshjen e djeshme, ku lufta e fortë sportive ishte e pranishme që nga minuta e parë deri në mbyllje të të gjithë takimit.

Një ndeshje, të cilën e kishte vlerësuar edhe vetë Federata Shqiptare e Basketbollit, ku sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Franko Bushati, ishte i pranishëm duke e ndjekur të gjithë ndeshjen në tribunën VIP të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”të Shkodrës.

Aksioni i parë i ndeshjes është për miqtë nga Durrësi që nuk e përfundojnë me kosh, ndërkohë që nga ana tjetër Elian Memçaj tregohet i saktë duke shënuar dy pikët e para për Vllazninë ndaj ish skuadrës së tij Teuta, me të cilën luajti titullar sezonin e kaluar.

Por, vetëm kaq, sepse më pas kuqeblutë bien në gabime të shumta duke i dhënë mundësi Teutës të barazojë dhe të kryesojë gati të gjithë periodën e parë, deri sa në dy minutat e fundit të kësaj periode tre pikëshat nga të dy krahët bëjnë që shifrat në përfundim të jenë të barabarta, 20 me 20.

Perioda e dytë është për t’u harruar për Vllazninë, basketbollistët e së cilës gabojnë pa fund, ndërkohë që përfiton Teuta, e cila duke qënë e saktë në veprime, sidomos në gjuajtjet nga distanca, e mbyll këtë periodë me fitore me 11 pikë diference, 13 me 24 duke kryesuar në mbyllje të pjesës së parë me shiftat 43-54.

Pas pushimit mes dy pjesëve e fillon mirë, por pa arritur të avancojë për të shkurtuar diferencen e rezultatit, aq më tepër kur Teuta e mbyllë edhe këtë period me fitore 22-23.

Vllaznia “zgjohet” në periodën e katërt ku duke përmirësuar disa nga defektet e saj, sidomos me rritjen e ndjeshme të lojës në këtë periodë të shtatlartit amerikan 2.06, Maurice Talbert Ëalton e fiton këtë këtë dhjetëminutësh të fundit me shifrat 32-28, por pa mundur të frenojë fitoren e durrsakëve, ku në mbyllje të krej ndeshjes, rezultati i përgjithshëm është 87 Vllaznia dhe 95 Teuta.

Një humbje që realisht është përjetuar keq nga ana e tifozërisë shkodrane, e cila përkundër mbështetjes gjatë të gjithë ndeshjes, në fundin e takimit lanë përpara kohe mjediset e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

Në prononcimin e pas ndeshjes, trajneri kueblu Damian Bekteshi, pranoi gabimet e skuadrës së tij që sollën humbjen e takimit duke i kërkuar falje tifozërisë shkodrane, por nga ana tjetër, u shpreh i bindur se Vllaznia ka forca për t’u rikrhyer tek fitorja.

Në krahum tjetër, duke folur në emrër të skuadrës së tij, mirditori që luan për Teutën Klavis Merdhoci, tha se përballë një ekipi tëvështirë si Vllaznia, Teuta e kishin vlerësuar drejt këtë ndeshje duke arritur të fitojë me meritë.

(Video) Prononcimet e trajnerit të Vllaznisë, Damian Bekteshi, basketbollistit të Teutës, Klevis Merdhoci, si dhe ndeshjen e plotë, Vllaznia-Teuta, 87-95.

Gaspër MARKU, 12 tetor 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img