Ka lënë fiks në orën 13:30 të mesditës së martë qytetin e Shkodrës, më pas në 18:30 ka fluturuar nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit me ndalesën e parë në Vienë-Austri, nga ka marrë fluturimin tjetër për në Islandën e largët ku ka mbërritur në orët e mesnates.
Nga dita në ditë, sepse këtu edhe pse Shqipëria ka orën dy orë përpara, këtu thuhet se ka vetëm një orë natë.
Në aeroport, delegacioni sportiv shkkdran është pritur nga një grup i zgjeruar të komunitetit shqiptar që jeton orej vitesh në Islandë, mes të cilëve edhe ato shkodranë, ku spikat trajneri i futbollit Silvan Cokaj, drejtues i një Akademie Futbolli moshash këtu.
E vecanta e kontaktit të parë me Islandën janë temperarurat e ulta, të cila janë nga 9-11 gradë celsius.
Për ekipin e futbollit, paraditja e së mërkurës është pushim me përjashtim të një shkryrhje të lehtë, ndërkohë që pasdite në orën 19:00 me atë lokale islandeze dhe 21:00 me atë të Shqipërisë që përkon me orarin zyrtar të ndeshjes, Valur-Vllaznia, skuadra kuqeblu do të paraqitet në stadiumin e Rejkjavikut për seancën e fundit të pragndeshjes së 24 orëve më pas.
Menjëhere më pas do të jetë edhe konferenca e shtypitnpër mediat vendase dhe ato shqiptare që shoqërojnë ekipin kuqeblu.
Gapër MARKU
Rejkjavik-Islandë, 10 korrik 2024